Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar tre prioritetet e saj gjatë punës si përfaqësuese e qeverisë së SHBA në Shqipëri. Tre prioritetet e saj të publikuara nga ambasada e SHBA në “Twitter” janë forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes mes dy vendeve, rritje e tregtisë dhe investimeve si dhe mbështetje për ngritjen e funksionimin e institucioneve demokratike.
“3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes Flag of United States-Flag of Albania; (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve Flag of United States-Flag of Albania. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, ka deklaruar ambasadorja Kim.