Meta: "Marrezi iniciativa për të prishur teatrin, e mbron Kushtetuta!"

Premte, 15 May 2020 12:19

Presidenti Ilir Meta ishte sot në qytetin e Kavajës ku ka zhvilluar një takim në Myftininë e këtij qyteti.

Pasi ka dalë nga takimi, presidenti ka folur sërish për 5ështjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Metës, vendimi për Teatrin është veprimtari kriminale nga Bashkia e Tiranës.

‘Teatrin e mbron kushtetuta.

Faktet e bëra publike në 24 orët e fundit flasin për një veprimtari të papranueshme kriminale që do ishte e paamnistueshme në 5do kohë.

Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me veprimtari kriminale’, tha ndër të tjera, presidenti Ilir Meta.

Pjesë nga fjala e presidentit Ilir Meta:

Sigurisht ishte dhe një kënaqësi e veçantë për të vizituar myftininë e Kavajës dhe për vlerat historike e kulturore që mbar, ndërtuar që në vitet 1700. Por edhe që ajo pësoi kazëm në vitin 1967.

Ky është edhe një apel për të mbrojtur trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit dhe çdo shembje ështe parikuperueshme dhe cenim I trashëgimisë sonë kombëtare.

Z. Meta, do të ketë nëj reagim nga ana juaj

Tetarin më mirë se kushdo tjetër e mbron Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Ato prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur Teatrin pa shteruar rrugën kushtetuese dhe të plotë të kësaj çështjeje që ka marrë dimension të qartë kombëtar dhe europian.

Para se të vija u njoha me reagimin e Komisioneres europiane për kulturën që bën thirrje për dialog dhe jo për përplasje për tu vëmë kazmën.

Kështu jo se kam diçka të re lidhur me deklarimin që bëra, por ende nuk mund ti besoj disa akte që me sa di janë denoncuar nga Aleanca për Mbrojtje  e Teatrit.

Me duket një papërgjegjësi  përtej çdo ekstremi përtej çdo llogarie sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me një shkelje të ligjeve dhe të parimeve të shtetit të së drejtës, përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në prishjen e Teatrit, por aktet e fundit bëra publike flasin qarët për një veprimtari të mirëstruktuar kriminale që do të ishte e paamnistueshem në çdo kohë.

Na mjaftojnë kujtimet e kohëve të diktaturës, ndaj kishave e xhamive. Në këtë situatë pandemie, në vend që të merremi edhe me menaxhimin më transparent të saj dhe të pasojave ekonomike, nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë ti vëmë kazmën Teatrit Kombëtar që do ti vënë kazmën njëherë e përgjithmonë përpjekjeve tona me Maqedoninë për të ecur drejt negociata dhe provokim për paqen në vend për shoqërinë tonë. Shpresoj ende që të ketë një reflektim dhe ato akte që kam parë në media të mos jenë të vërteta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...