Banorët e Sukthit i ankohen Bashës: As një kokërr kripë s’na kanë dhënë. Kreu i PD: Po paguhen oligarkët

Premte, 15 May 2020 12:31

Kreu i opozitës Lulzim Basha u rikthye në Sukthin e dëmtuar nga tërmeti dhe konstatoi se pas 4 muaj nga vizita e tij e fundit atje, gjendja e banorëve ishte përkeqësuar. Ata jo vetëm nuk kanë marrë akoma përgjigje, nëse pallati është apo jo i banueshëm, por janë braktisur plotësisht nga qeveria edhe gjatë kohës së izolimit nga pandemia.

“Ka rënë populli në zero. Nuk kemi me çfarë të marrim bukën, nuk kemi me çfarë te marrim një kilogramë domate, një kilogramë speca.- i tha zotit Basha një banore e Sukthit, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti.

Dialogu i kreut të opozitës me banorët sjell dëshmitë e banorëve sesa rëndë janë goditur nga mungesa e ndihmës së qeverisë.

Basha: Ju vazhdoni me të njëjtat kushte siç ju pashë herën e fundit?
Banor: Ashtu jemi. Më keq. Edhe më keq.

 

Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje financiare?
Banore: Nuk kam marrë as një shishe ujë. Pension jo, rrogë jo, për të ngrënë jo, ku do të shkojmë, ku do të jetojmë ne o nenë?
Banor: Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë.
Basha: Zonjë po ndihma ushqimore të kanë ardhur ty?
Banore: Asnjë gjë, për kokë të atij djali që kam rrugëve andej. Asnjë kokërr kripe të ma sjellin në derë nuk më kanë sjellë. Asnjë gjë, as pension, as ndihmë ekonomike, asnjë gjë.
Bashkë me banorët e Sukthit, kreu i opozitës ngriti shqetësimin se qeveria ka prioritet pasurimin në murriz të shqiptarëve, duke vjedhje më një grusht oligarkësh dhe duke lënë pa ndihma qytetarët edhe më të varfëruar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...