Peticioni për Teatrin/ Studiuesi Roland Bejko letër të hapur aktorit Viktor Zhusti: Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri

Saturday, 16 May 2020 16:48

Studiuesi i Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, i është drejtuar me një letër të hapur aktorit të njohur të skenës dhe ekranit, Viktor Zhusti, i cili ka shprehur mendimin e tij pro ndërtimit të një Teatri të ri.

Në reagimin e Zhustit, studiuesi thekson se nuk ka kuptuar një gjë, “si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë pushteti pasi qeveria dhe bashkia kanë marrë vendime të njëpasnjëshme për prishjen e godinës”.

Për studiuesin, peticioni i artistëve që janë pro teatrit të ri nuk vlen më në dobi të zgjidhjes së konfliktit pasi qeveria e kish marrë vendimin për shembjen e godinës.

“Si artist i lexuar, të paktën ti e di që peticionet janë atribute të të “dobëtëve”, të pambrojturve, si një mënyrë për ti adresuar qeverisë, “të fortit” dmth, një kërkesë me një tis të hollë revolte dhe pakënaqësie, apo dhe një farë kërcënimi brenda…etj”, shkruan Bejko.

Në fundi ai i bën thirrje me ironi aktorit: Mirë teatrin si vlerë historike e refuzoni, por ruani dinjitetin ooo burra, mos u koritni tani në pleqëri. Mendoni dhe zgjidhni si të doni, por mos u përdorni se një artist nuk është vetëm pasuri e vetes, por edhe i yni, i spektatorëve. 

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti

Roland-Bejko

Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë pushteti pasi qeveria dhe bashkia kanë marrë vendime të njëpasnjëshme për prishjen e godinës. Është non sens.

Megjithëse ti nuk je jurist a burokrat që ta dish që këshilli i bashkisë në bazë të ligjit nuk e ka kompetencë të marrë vendime për prishje godinash, për më tepër teatrin. Dhe për më tepër akoma kur Qeveria i kaloi në pronësi vetëm truallin bashkisë dhe jo godinën. Dhe në këto kushte, për çfarë duhej ai peticion? Kujt i drejtohej postum? Qeverisë? Bashkisë? Po ato e kanë marrë tashmë vendimin e prishjes. Si artist i lexuar, të paktën ti e di që peticionet janë atribute të të “dobëtëve”, të pambrojturve, si një mënyrë për ti adresuar qeverisë, “të fortit” dmth, një kërkesë me një tis të hollë revolte dhe pakënaqësie, apo dhe një farë kërcënimi brenda…etj. Kështu që pasi qeveria e kish marrë këtë vendim, peticioni juaj nuk vlen më në dobi të zgjidhjes së konfliktit

Aa, vlen për diçka. Ngaqë Edi Rama me konen e vet të bashkisë e dinë që është një vendimarrje jo legjitime, dhe për ti dhënë legjitimitet moral aktit të tyre në sytë e opinionit publik, përdorën firmën tuaj, emrin dhe reputacionin tuaj prej artistësh, si meikap.

Pas kësaj ti bën thirrje për zgjidhje të nyjes me djalog… Më fal Viktor, seriozisht e ke? Po Edi Rama sapo tha se ka 22 vjet që ka dash ta rafshonte godinën e Teatrit Kombëtar se i vret sytë.( Megjithëse mua më duket, si kompleks frojdian ky fiksimi i tij ndaj asaj godine dhe dje kam pyetur një ish mikun e tij të fëmijrisë se mos vallë ka pas ndonjë histori përdhunimi kur ka qenë fëmijë në kthinat e asaj godine…? Ç’ nuk bën te vaki në një shoqëri të frustruar e të mbyllur si ajo e asaj kohe. Ne kur ishim vgjël kemi gjet një oficer në një përua që përdhunonte një gomaricë…😀😉Se që masturbohej në bunker, e ke shkruar vet Rama në një tregim të tij).Nejse.A ka vend për dialog këtu?! Ai e ka qëlluar pabesisht dialogun me një plumb poshtë brinjve të trupës së artistëve, duke i hapur shoqësisë plagë të vjetra të konfliktit, e nga ana tjetër duke e fshehur armën e krimit mes gjetheve të rëna të peticioneve tuaja të pa vlera, e turpëruese. Mirë teatrin si vlerë historike e refuzoni, por ruani dinjitetin ooo burra, mos u koritni tani në pleqëri. Mendoni dhe zgjidhni si të doni, por mos u përdorni se një artist nuk është vetëm pasuri e vetes, por edhe i yni, i spektatorëve.

Të gjithë janë jo legjitimë në këtë çështje në një farë mënyre, në fakt, si ata që duan ta prishin dhe ata që po e mbrojnë. Askush nuk ka ekskluzivitetin për të qenë pronar i të vërtetës. Këto konflikte në demokracitë perëndimore zgjidhen me referendum ku shprehet sovrani pasi dështon djalogu. Por jo me arrogancën e forcës së pushtetit, as me manipulime hileqare peticionesh të njërës palë kundër tjetrës. Ja më thuaj mua, pse firma jote paska më shumë peshë e vlerë se e Budinës? Pse ke ti të drejtë dhe jo Budina, Rama dhe jo unë si qytetar, dhe anasjelltas? Zihen si gomari në hipi të botës. Është pasuri e sovranit, e askujt tjetër. Prandaj o Referendum, o përplasje civile për fat të keq, kur “i forti” nuk tërhiqet.

Të uroj gjithë të mirat Viktor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...