Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë se vendimi i strukturave të PD-së është mobilizim total në protestën e sotme.
Basha tha se protesta e sotme në 16:30 është vetëm fillimi i betejës. Edhe LSI pas mbledhjes urgjente në darkë u bëri thirrje gjithë militantëve, simpatizantëve dhe shqiptarëve që të jenë në orën 16.30 në protestë
Ndërkohë parashikohet se me gjithë masat policore dhe tentativat për bllokim, përsëri numri i protestuesve, do të jetë shumë i madh.