Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, i ka bërë thirrje, ndërgjegjes së çdo qytetari shqiptar, se është detyrë e tij të japë kontributin e tij për Shqipërinë sot, për të protestuar për dhunimin e demokracisë.
“Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira! – shkroi Ademi. - Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër! Është çështje e demokracisë që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!
Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar!”