Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari kërcënon se nga sot çdo akt i dhunshëm do jetë personal si ndaj efektivit më të thjeshtë deri tek drejtuesi më i lartë.
Braimllari i bën thirrje Policisë të distancohet nga urdhrat e Edi Ramës por paralajmëron kryeministrin si dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshajn që do përgjigjen personalisht për dhunën ndaj qytetarëve.
STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI
Policia e Shtetit te distancohet nga urdherat politik te nje banditi si Edi Rama. Nuk jemi marre me efektivet e policise, kemi bere nje ndarje midis drejtuesve te korruptuar e trafikant droge me efektivet e ndershem te policise. Por nga dita e djeshme, kur dhuna e ushtruar ne menyre kriminale kaloi çdo limit, nga sot cdo gje eshte personale nga efektivi me i thjeshte deri tek drejtuesi me i larte te cilet dhunuan ne menyre barbare artistet dhe qytetaret. Ta kete te qarte, se nese Edi Rama dhe Sander Lleshi do te perpiqen t’i mbulojne ligjerisht, ata qe kane dhunuar qytetaret dje, do te pergjigjen personalisht.