Opozita sot do të sabotojë mbledhjen e Këshillit Politik për shkak të protestës tek Teatri.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se sot opozita e bashkuar do të jetë tërësisht e fokusuar tek protesta e Aleancës së Teatrit dhe nuk ka vendim për të shkuar tek tryeza e Këshillit Politik, por jo se e ka braktisur atë.
Palët kanë rënë dakord që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda majit ndërkohë që pritet të shihet se ç’do të ndodhë sot me anulimin e këtij takimi.