Aleanca për Teatrin do të mbajë ditën e sotme në orën 16:30 një protestë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Protestës së aleancës i është përgjigjur edhe opozita e cila do të jetë me mbështetësit e saj në manifestimin që do të mbahet përpara Ministrisë së Brendshme.
Regjisori Budina në një intervistë ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen në manifestim kundër shembjes së Teatrit, të cilin ai e cilëson një akt terrorist.
Mëngjesin e së dielës fadromat e IKMT të mbështetura nga forca të shumta policie shembën godinën e Teatrit Kombëtar për t’i hapur rrugë projektit të ri. Procesi i shembjes u shoqërua me përplasje të ashpra mes policisë dhe artistëve dhe mbështetësve të opozitës.