Qytetarë REAGONI, nuk isha në Teatër për vëmendje, por për mua e shkuara i jep vlerë të ardhmes

Hënë, 18 May 2020 14:02

Nga Kejdi Mehmetaj/

Kur shikoja Teatrin teksa shembej lotët më dolën pa vetëdije, jam ende e tronditur dhe në shpirt e lënduar. Për mua TK nuk ishte sfidë politike! I jam bashkuar rezistencë për ta mbrojtur teatrin qysh në ditët e para kur Edi Rama foli për shembjen e tij, kur Ndrenika, Asqeriu, Derhemi, Trebicka, Licaj, Budina e të tjerë mblidheshin në sallën e vogël të TK apo në Akademinë e Arteve e u bënin thirrje plot pathos qytetarëve për tu bashkuar me ta.

Jam marrë gjatë me ligjin special që erdhi në parlament, e kam kundërshtuar me forcën e argumenteve miratimin e tij. Më është dridhur mishi kur Ndrenika “i madh” gati qante teksa i drejtohej socialistëve në Komisionin e Kulturës. Kam qenë me qindra herë në sheshin e TK, në takime me intelektualë e aktivistë, me qytetarë që për më shumë se dy vite e gjysmë nuk e lanë atë godinë vetëm për asnjë çast. Nuk isha në Teatër me urdhër partie, as për të marrë vëmendje, madje nuk isha aty as për aktorët, por sepse për mua e shkuara i jep vlerë të ardhmes.

Sepse për mua Shqipëria nuk ka vit 0 sa herë ndërrojnë pushtetet. Sepse unë jam rritur duke vlerësuar trashëgiminë e duke mësuar prej saj.

Sepse trishtohem sa herë vizitoj vende të ndryshme e nuk gjej në to asnjë gjurmë të historisë sonë.

Sepse unë dua që fëmijët e mi nesër të jenë krenarë për Shqipërinë e tyre, e cila ka vuajtur shumë ndër vite, por i ka rezistuar shtypjes e shkatërrimit.

Sepse për mua demokracinë nga diktatura e ndan një fije e hollë e cila nëse këputet do shumë kohë të lidhet prap.

Unë e urrej arrogancën, e urrej shtypjen, urrej nënshtrimin, urrej servilizmin dhe neveris këdo që bën kompromis me parimet e tij për hir të pozitës vetjake. Teksa shembej teatri dje nuk qaja për godinën, sepse atë do e ngrem shumë shpejt ashtu siç ishte, lotët më dilnin për vendin tim që nuk po gjen forcë e kurajo të kundërshtojë disa të çmendur autokrat që po na shtypin çdo ditë e nga pak. Kushdo që bashkëpunoi dje me Edi Ramën për shembjen e Teatrit është po aq fajtor e do të mbaj përgjegjësi po aq sa ai. Që nga ata që i shkruan e i miratuan urdhërat, tek policat që dhunuan qytetarët e deri tek fadromistët e punëtorët e thjeshtë të bashkisë.

Me secilin prej tyre do të merremi personalisht e secili do të përballet me ligjin dhe me drejtësinë popullore. Në këtë reagim nuk dua të merrem me asnjë fakt, të gjithë janë njohur me procedurën e paligjshme, me korrupsionin galopant, me mbrojtjen që i bëri asaj godine e gjithë Europa, me fondet që vendosën në dispozicion partnerët tanë për ta rikonstruktuar pa prekur një qindarkë nga taksat e shqiptarëve, por do të bëj pak vlerësime personale.

Së pari, i përulem dinjitetit që treguan artistët e qytetarët të cilët u larguan nga TK me armë në kokë e nën dhunën barbare që u ushtrua ndaj tyre.

Së dyti, turp për ata që në dukje kundërshtojnë qeverinë autoritariste, por dje bënin pis me deklaratat e tyre absurde kundër opozitës politike, një kauz që opozita e mbështeti parimisht, pa e përdorur por duke e besuar. Ju i shërbyet Edi Ramës më shumë se një pjesë e socialistëve që heshtën dhimbshëm.

Së treti, turp për ata që gëzuan se u prish Teatri dhe mendun se Edi Rama do u japë ndonjë medalje meqënëse publikisht vendosën gishtin në një plagë që dhemb shumë. Biologët duhet të shpikin një kategori të re për ju, pasi nuk përkufizoheni më si “njerëz”.

Së katërti, qytetarë REAGONI!
Nëse mendoni se i shërbeni politikës kur protestoni, gaboheni, politika gjithmonë e gjen rrugën e saj, ndërsa ato që ju rrëmbehen ju çdo ditë nuk do të rikthehen më kurrë. Po nuk REAGUAT në kohë, do të duhen dekada të dilni nga shtypja e skamja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...