Ndërtimi i Teatrit të Ri, Tabaku: Shqiptarët do paguajnë kredinë luksoze të Ramës dhe Veliajt

Hënë, 18 May 2020 16:49

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të godinës së re, për të cilën u deklarua se do të merret kredi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tabaku thekson se qeveria nuk kursehet për të marrë kredi të barabartë me 30 mln euro për projektin kriminal të teatrit me kulla.

“Qeveria zotohet të marrë një kredi sa gjysma e ndihmës që BE ka dhënë për Shqipërinë në kohë pandemie vetëm sepse ditën e djeshme shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar dhunshëm dhe vjedhurazi.”, shkruan Tabaku.

REAGIMI I TABAKUT
Kur shqiptarët ishin të kyçur në shtëpi prej pandemisë, Edi Rama u tha atyre se buxheti i shtetit nuk kishte aq parà për të ndihmuar shqiptarët e punësuar dhe të papunët. I gënjeu shqiptarët se nuk buxheti nuk kishte parà dhe shpërndau ndihmën më të vogël në rajon

Megjithëse për shqiptarët qeveria nuk kishte asnjë lek në buxhet, për të marrë kredi të barabartë me 30 mln euro për projektin kriminal të teatrit me kulla ajo nuk kursehet. Qeveria zotohet të marrë një kredi sa gjysma e ndihmës që BE ka dhënë për Shqipërinë në kohë pandemie vetëm sepse ditën e djeshme shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar dhunshëm dhe vjedhurazi.
Hajnitë e qeverisë mund ta merrnin këtë kredi për të ushqyer 3 muaj me radhë familjet në kufirin e varfërisë. Mund ta merrnin huanë për të rritur edhe më shumë paketën fiskale në shërbim të qytetarëve dhe punësuarve. Jo! Ato do marrin kredi në këtë kohë pandemie për të kënaqur ëndrrat lakmitare të Ramës. Shqiptarët e varfër jo vetëm s’kanë të ardhura por do të paguajnë dhe kredinë luksoze të Ramës dhe Veliaj.
Po marrin 30 milionë euro kredi, hajnitë që iu vërsulën protestuesve paqësorë në sheshin e teatrit me dhunë dhe polici. Me këtë kredi që do ta paguajnë shqiptarët me taksa edhe më të larta, kënaqet egoja e Edi Ramës dhe servilit të në krye të bashkisë. Hajnitë që dje i vodhën qytetit historinë sot do marrin kredi për t’i vjedhur shqiptarëve të ardhmen. Një herë hajni përditë hajni.
Janë ato që ende nuk kanë kaluar çikërrimat e ndihmës ekonomike ndërsa bëhen gati të marrin kredinë. Të njëjtët hajdutë që pengojnë shqiptarët të mblidhen pasi duan t’i vjedhin dhe poshtërojnë përditë. Ata që fshihen pas policisë partiake, që vjedhin paratë tuaja. Të njëjtët që shtatë vjet ju kanë vjedhur, të njëjtët që dje ju vodhën historinë dhe lirinë për të protestuar sot premtojnë që do ju vjedhin sërishmi përmes kredisë në kohë pandemie.
Ramavirusi është flama që i ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vaksina e vetme kundër tij është bashkimi jonë për të mposhtur virusin që ka 7 vjet që ka kapur Shqipërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...