BE-ja reagon për teatrin, zëdhënësja Pisonero: Keqardhje që zëri ynë nuk u dëgjua

Hënë, 18 May 2020 17:18

Për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve reagoi edhe Komisioni Europian. Zëdhënësja Ana Pisonero u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve dhe përsëriti thirrjet për vetëpërmbajtje. Reagim të ashpër pati edhe nga presidenti i Partive Popullore Europiane Donald Tusk, që e quajti shembjen e Teatrit kundër çdo vlere europiane.

Komisioni Europian reagoi ndaj vendimit të autoriteteve shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar. Zëdhënësja Ana Pisonero shprehu shqetësim për përdorimin e dhunës nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve si dhe keqardhje që zëri i Komisionit nuk u dëgjua.

 “Shembja e Teatrit Kombëtar erdhi në një moment kur Komisioni bëri thirrje për dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile. Ne sheshim keqardhje që kjo thirrje nuk është dëgjuar nga autoritetet vendore dhe qendrore. Ne po ndjekim me shqetësim të madh gjendjen në terren dhe bëjmë thirrje që përdorimi i dhunës të jetë proporcional nga ana tjetër u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje,” tha Pisonero.

Reagim të ashpër pati edhe nga presidenti i Partive Popullore Europiane Donald Tusk. Ai e dënon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe e quan atë kundër çdo vlere europiane. Tusk gjithashtu thotë se përdorimi i dhunës dhe intimidimi i protestuesve, shoqërisë civile dhe artistëve është i papranueshëm.

Teatri Kombëtar ishte shpallur monument i rrezikuar nga organizata Europa Nostra e cila nga ana tjetër kishte siguruar edhe një fond për restaurimin e tij. Gjithashtu komisionerja europiane për edukimin dhe kulturën Mariya Gabriel kërkoi dialog mes palëve.

Por asnjë prej thirrjeve të ndërkombëtarëve nuk dëgjua dhe pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërtesa e teatrit u shemb në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa policia iu përgjigje me dhunë rezistencës së aktivistëve dhe qytetarëve.

Deri tani ka dy padi ndaj kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe një tjetër pritet të shtohet për projektin e teatrit të ri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...