Me premtimin se kudo që do ketë protesta, PD do jetë në krah të qyetarëve, kryetari i opozitës Lulzim Basha tha sot se fundi i tiranisë që ka krijuar qeverisja e kryeministrit Edi Rama do jetë i shpejtë dhe clirimitar për shumicën e shqiptarëve.
“Shpresa e Ramës se përmes frikës do shuante energjinë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim mori fund, shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, por është fillimi i fundit të tiranisë e teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet me shqiptarët, ekonominë, jetën, varfërinë, papunësinë, lirinë, ky fund do jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.”.
Basha ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për ti qëndruar premtimit për ndërtimin sic ka qenë i Teatrit dhe çuarjen prapa hekurave e drejtësisë atyre që janë përfshirë “në natën e barbarisë”.
“Protesta sot tregoi se nisi një ditë e re shprese e besimi”, tha Basha.