Prishja e Teatrit Kombëtar/ Kryemadhi: Rama varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt

Hënë, 18 May 2020 22:51

Në një intervistë për RTV Ora , kryetarja e LSI-së, tha se gjatë protestës për prishjen e Teatrit, ekipi “shqiponjat” kanë qenë ekipi më brutal dhe plot me urrejtje.

Kryemadhi shtoi se dëmi që i ka bërë historisë tonë Rama, nuk ia ka bërë as komunizmi dhe as pushtimi osman, dhe se me shembjen e godinës së Teatrit Rama varrosi veten dhe Erion Veliajn.

 

"Nuk doja të flisja fare sot për Teatrin, doja të shkoja të dëgjoja dhe janë shumë gjëra në mendje, janë shumë të bukura, fytyra shumë qytetare, të paqta mund të them, edhe pse brenda vetes ishin shumë të revoltuara. Tha një artiste, sepse isha diku nga Ministria e Financave, se mezi dëgjohej sepse dhe fonia ishte pak e dobët, donin të varrosnin Teatrin tha, por në fakt varrosën frikën e qytetarëve. Dhe mendoj që kjo ishte një gjë shumë e bukur. Edhe këto kolosët e Teatrit, më bënë që të rikthehem në personazhet e tyre të jashtëzakonshme, me të cilat ne jemi rritur dhe ajo që të bën përshtypje është se na mungojnë. Politika na ka shteruar ndjenjën, emocionet e artit dhe sot kur po bëja një bilanc të gjithë gjërave, kështu e ka nisur gjithmonë Edi Rama. Ka prishur të gjitha kinematë e Shqipërisë se thoshte do ta rindërtojmë. Besoj se të gjithë e mbajmë mend kur prishi kinemanë 17 Nëntori, që ishte kinemaja e parë dhe më e vjetër, madje shumë veta thonë që në botë kinemaja e parë është hapur në Kubë dhe e dyta në Shqipëri. Nuk e di se sa e vërtetë është, por ai e prishi dhe tha do ndërtoj një të re bashkë me kullat. Kullat u ndërtuan po kinemaja nuk ekziston. 

 
 
 

Kjo ka ndodhur pak a shumë me të gjitha kinematë, me Republikën, me Dajtin që i ndryshoi destinacioni, me Partizanin që nuk dihet se çfarë ka brenda tashmë...
Ka ndodhur me të gjitha. Nuk e dimë dhe ku është kinema Partizani më. Është ëmbëltore a diçka e tillë. Kjo është ajo që të bën sot të ndiheshe dhe të reflektoje. Pata një ndjesi pozitive dhe energjike për të vazhduar një lloj proteste, por edhe rezistence", është shprehur Kryemadhi. 

 
 

Zonja Kryemadhi, ajo që më ka befasuar mua dhe shumë qytetarë të tjerë, na ka befasuar sjellja brutale e policisë, ai motivimi i saj për të rrahur, për të fyer, për të poshtëruar të gjithë, përfshirë edhe ju. Unë jam ndjerë e dhunuar tek shihja si keqtrajtohej brutalisht miku im Alfred Lela, gazetari i radiotelevizionit Ora Elio Laze. Po ashtu kur pashë si u soll policia me ju, që në fakt nuk jeni protestuese dosido. Ju jeni një politikane me një karrierë 30 vjeçare, kryetare e një partie dhe doni apo nuk doni ju jeni, pavarësisht se nuk e keni mbajtur si status publik, jeni zonja e parë e këtij vendi. Si ka mundësi të sillet kështu një polici e shtetit, e cila duhet të na mbrojë dhe jo të dhunojë protestuesit paqësorë, ishin të paarmatosur, por vetëm me dashurinë për Teatrin dhe për ta mbrojtur...

"Ajo që më ka bërë përshtypje është urrejtja që ka Edi Rama për artin në pergjithësi, se shqiptarët i urren pafund. Të them të drejtën në momentin që unë kam pasur përballjen me policët nuk është se ata më kanë rrahur siç kanë rrahur gazetarin Lela apo ish deputeten Silva Caka.
Ishte shumë e shëmtuar mënyra sesi ju tërhiqnin...

Në fakt u lodhën pak me mua duke u shtyrë, sepse nuk më lejonin që të shkoja drejt fadromave, për shkak sepse kryeministrit nuk do t'i leverdiste një fotografi e Monikës duke u përplasur me fadromat, edhe pse i ka bezdisur shumë shoqërimi i Monikës nga policët dhe ndoshta dhe mund të ketë kërkuar ta largojë një video të tillë por mua nuk më shqetëson ajo. Mua më kanë shqetësuar shumë lotët e Neritan Liçaj dhe ecja e tij me dinjitet dhe mendoj që shumë prej nesh duhet të mësojmë prej Neritanit, prej Bert Budinës, prej Mondit e shumë të tjerë. Unë akoma emocionohem sepse në fakt ajo që ka rëndësi është që ka akoma njerëz që e duan vendin e tyre. Dhe ndoshta ndonjëherë fatkeqësi kaq të mëdha bëhen dhe motiv që ne të bashkohemi të gjithë bashkë, pavarësisht se çfarë përfaqësojmë dhe pavarësisht sesa duhemi me njeri-tjetrin. Sot edhe pse të gjitha hyrjet dhe rrugët e Tiranës ishin totalisht të bllokuara dhe të krijuara me një lloj presioni psikologjik, ku fugona policie lëviznin nëpër Tiranë, kishte shumë njerëz. Ishte dhe orari pak i papërshtatshëm se ishte shumë vapë, por kishte shumë njerëz dhe ishin të bindjeve të ndryshme, pa parti fare, njerëz që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e protestave apo e mitingjeve, apo e manifestimeve të tilla.

Unë mendoj që Rama duke shkatërruar atë godinë që ka qenë makthi i tij ka bërë një gabim shumë të madh sepse me godinën varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt. Pastaj ajo që dua te theksoj është që ekipi i Shqiponjave kanë qenë ekipi më brutal, personat më të dhunshëm, nuk e kuptoj çfarë urrejtje kanë, ndoshta ngaqë është një seksion i Policisë së Shtetit që është krijuar nga Rilindja por dua t’u kujtoj të gjithë atyre policëve që metodat që kanë përdorur ndaj studentëce, grave, vajzave, kanë qenë shumë të shëmtuara dhe ju kujtoj rastin e policisë se Mubarakut, ku populli nuk u mor vetëm me Mubarakun por populli e vrau me gurë policinë e Mubarakut. Sepse ka disa lloje policish. Ka si ajo polici e Ukrainës që në momëntin që qeveri urdhëroi që të godisnin dhe qëllonin mbi popullin e tyre , ato hodhën armat, helemetat dhe u bashkuan me qytetarët. Por ka dhe nga ajo polici që edhe pse paguhet shumë pak për shkak të zellit të tepruar, godasin në një mënyrë shumë kriminale. Megjithatë unë nuk mendoj që kjo do ngelet me kaq.

Ne do të vazhdojmë, jo vetëm me procedimet në Prokurori sepse ne nuk e besojmë Prokurorinë, nuk besojmë as Gjykatat, nuk besojmë asnjë institucion të sistemit të drejtësisë së rë, për të cilën janë harxhuar qindra mijëra, miliona euro që kanë ardhur për këtë gjë. Ne do besojmë të drejtësia e vërtetë e cila do të vijë një ditë. Por edhe personale do ta kenë që të gjithë ata me ne. Urrejtjen që mund të ketë çdo njeri, nuk mund ta nxjerrësh ndaj një vajze, ndaj një gruaje, ndaj një burri që në fund të fundit për çfarë proteston. Aty asnjë nga ne nuk protestonte për votat apo për pushtetin. Aty njerëzit po protestonin për të ruajtur trashëgiminë e tyre", tha kryetarja e LSI.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...