Berisha: Deklaratë historike e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar: Edvin Rama, shkatërrimtar i demokracisë në Shqipëri!

E Enjte, 21 May 2020 14:03

Nga Sali Berisha

Miq, nje deklarate te pashembullt dhe damkosese per kreun e narkoshtetit Edvin Hajduti, Unioni Demokrat Nderkombetar ku ben pjese Partia Republikane e SHBA e Presidentit Trump dhe te gjitha partite e tjera simortra te saj ne mbare boten.
-Denon Edvin Hajdutin me emer dhe mbiemer si shkaterrues i demokracise
-Denon prishjen e Theatrit Kombetar si nje akt vandal ndaj kultures se nje kombi dhe te ndermarre per interesa te ngushta fitimi te Edvin Hajdutit dhe klienteles se tij.
-Denon dhunen shtazore policore dhe mbeshtet fuqishem protestat kunder narkoshtetit.

Me poshte keni deklaraten e Bashkimit Demokrat Nderkombetar. sb

Teatri’/ Unioni botëror i partive të djathta: Rama po shkatërron demokracinë

Unioni botëror i partive të djathta, IDU, doli me një deklaratë të fortë pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Qeveria Rama po shkatërron demokracinë në Shqipëri. Prishja e teatrit ishte një akt i paligjshëm për përfitimin e një grushti njerëzish. Dënojmë dhunën policore dhe arrestimet arbitrare,” thuhet në deklaratë.

Unioni Ndërkombëtar Demokrat shpreh shqetësimin e thellë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe dënon shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë si një akt antidemokratik dhe arbitrar të autoriteteve qeverisëse.

Veprimet e mëngjesit të së dielës, në mes të pandemisë Covid -19, janë një tjetër shembull i brutalitetit të Qeverisë Rama, që bie ndesh me sundimin e ligjit dhe nëpërkëmb mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Kjo nuk është hera e parë që aktet e Qeverisë Socialiste të Shqipërisë kryhen për përfitimin e një grushti njerëzish dhe në dëm të shoqërisë civile. Sëbashku me Partinë Popullore Europiane dhe Partine Europiane Konservatore dhe Reformiste, IDU dënon këtë dhunim flagrant të të drejtave të qytetarëve në Tiranë. IDU ju kërkon me forcë organeve të rendit në Shqipëri të ndalin dhunën dhe arrestimet arbitrare.
Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë është një shembull tjetër i rrënimit të vazhdueshëm të demokracisë nga Kryeministri Rama. IDU i kërkon të gjithë anëtarëve të saj të mbështesin protestat kundër këtyre akteve dhe të mbështesin rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.
* IDU është organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper. Anëtarë të IDU janë edhe dy blloqet më të mëdha politike të Europës, Partia Popullore Europiane EPP dhe Partia Europiane Konservatore dhe Reformiste ECRP

IDU Statement on the Demolition of the National Theatre in Tirana, Albania
May 20, 2020

The International Democrat Union wishes to express its grave concerns regarding recent developments in Albania and condemns the demolition of the National Theatre in Tirana as an undemocratic act of arbitrary government authority.
The action on Sunday morning, amidst the COVID-19 pandemic, is another example of the ruthlessness of the Rama Government, contradicting the rule of law and disrespecting the conservation of cultural heritage.
This is not the first time that the actions of the Socialist Government of Albania have been for the benefit of only a few while harming civil society. Along with our regional organizations, the European Peoples Party and European Conservatives and Reformists Party, the IDU condemns this clear violation of the rights of the citizens in Tirana. The IDU demands that Albanian security forces refrain from violence and arbitrary arrests.
The demolition of the National Theatre in Tirana is another example of the ongoing degeneration of democracy under Prime Minister Rama. The IDU asks all its members to support the protest against this action and to support the restoration of freedom and democracy in Albania.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...