Zbulohen 250 tendera me shkelje

Premte, 22 May 2020 16:31

Komisioni i Prokurimit Publik ka gjetur shkelje në procesin e tenderimit të institucioneve publike, për të paktën 250 tendera, nga 715 ankesa të shqyrtuara nga kjo trupë në vitin 2019.

Në raportin vjetor të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, KPP thotë se kanë qenë gjithsej 1052 procedura prokurimi të kontestuara nga bizneset në të gjithë Shqipërinë, për një fond total prej 245 milionë eurosh, ndërsa janë prokuruar nga buxheti i shtetit 900 milionë euro.

Nga proceset e ankimuara nga operatorët ekonomikë, Komisioni u ka dhënë të drejtë sipërmarrjeve private për një shumë totale prokurimi me vlerë 70 milionë euro, ndërsa ende është duke shqyrtuar disa ankesa të mbartura nga viti i shkuar.

Qytetet me numrin më të lartë të ankesave janë Tirana me 606 , e pasuar nga Fieri me 99, Durrësi me 76 dhe Elbasani me 52 ankesa.

Rreth 40% e procedura të ankimuara vazhdojnë të jenë në fushën e shërbimit të sigurisë publike, ndërsa dy institucionet që kanë vlerën më të madhe të fondeve të kontestuara nga bizneset janë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.

Numri i ankesave të prokurimit ka rënë me 10% krahasuar me një vit më parë, por Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon të gjejë parregullsi në si në mënyrën e hartimit të kritereve që kualifikojnë operatorët në tender, ashtu dhe në mënyrën e vlerësimit të tyre. /TvKlan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...