Budina: Nëse ngrihemi të gjithë, Meta shpërndan parlamentin

Premte, 22 May 2020 20:13

Regjisori dhe aktori Edmond Budina i ka bërë thirrje popullit nga Durrësi që mos ketë më frikë pasi Ilir Meta do e shpërndajë parlamentin.

Budina citoi Presidentin se nëse populli ngrihet, ai do e shpërndajë prandaj bëri thirrje për përmbysjen e qeverisë.

 
 

”U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare.

 
 
 

A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesën 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma, por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni ç'bëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në Teatrin Kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën.

 
 

Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin”- tha Budina.

Më pas, në shesh morën fjalën përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që i bënë thirrje popullit për të reaguar ndaj klasës politike që po qeveris vendin dhe që po shkatërron çdo ditë kujtesën historike dhe shpresat e shqiptarëve për demokraci dhe shtet të së drejtës.

Fjalimet e përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shoqëroheshin gjatë të gjithë kohës me thirrjet “Rama ik” nga të pranishmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...