Ish presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e kryeministrit për bllokimin e komunikimit dhe qarkullimin e qytetarëve Ditën e Bajramit.
“Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit.
Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Gangsterri i bandës së zhvatjes, pa asnjë mbështetje ligjore, pa asnjë arsye shëndetësore, pa asnjë logjikë shoqërore, ka urdhëruar bllokimin e komunikimit dhe qarkullimit të qytetarëve Ditën e Bajramit.
Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit.
Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët.Tashmë që fundi politik i tij është afër, e ka veç një qëllim !
Të provokojë me çdo mjet e çdo mënyrë, që mundësisht të ikë nga pushteti si një “viktimë” e jo ashtu siç ai është.
Si një Gangsterr !