Pas thirrjes nëpërmjet një letre që opozita i ka dërguar OSBE, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, përfaqësia në Tiranë konfirmon, se tryeza e Këshilli Politik do të rikthehet dhe do të zhvillojë mbledhjen e radhës të martën në 26 maj, në orën 11:00.
Në letrën e firmosur nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, në fakt kërkohej që Këshilli të mblidhej që ditën e hënë me qëllim mbylljen sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore. Mësohet se arsyeja se përse është shtyrë me një ditë nga gatishmëria e opozitës është se dita e hënë përkon me festën e Fiter Bajramit.
Por kujtojmë se afati fundor për këtë reformë i vendosur nga ndërkombëtarët është data 31 Maj dhe nëse takimi rinis ditën e martë, Këshillit Politik i mbeten vetëm 5 ditë që të mbyll një reformë kaq të rëndësishme.
“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, në datë 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”, sqaron përfaqësia e OSBE se
Të premten, 22 maj, përfaqësuesit e PD-së e LSI-së, Oerd Bylykbashi Petrit Vasili i dërguan një letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, për t’i ftuar në takimin e radhës dhe për të treguar se opozita mbetet e përkushtuar të përfundojë sa më parë reformën zgjedhore.