“Nga tetori, fundjavat pa makina”! Artan Fuga sulmon ashpër Ramën: Po rishkel me disa këmbë njëherësh Kushtetutën

Hënë, 25 May 2020 13:42

Akademiku Artan Fuga reagon pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se duke filluar nga muaji tetori deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet lëvizja me makina në fundjava.

Fuga shkruan në “Facebook” se me këtë propozim Rama ka rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën. Ndërkohë, me ironi Fuga shkruan se propozon që t’iu ndalohet shqiptarëve edhe ushqimi, mishi, seksi, etj, pra sipas tij, të ndalohet gjithçka që as Zoti i madh nuk e ka kërkuar.

Mesazhi i Fugës:

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!
Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!
Ndalohet tymosja!
Ndalohet dalja në plazhe!
Ndalohet …

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...