Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi se bujqësia nuk është ndihmuar nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë.
I ftuar në studion e Abc News, Duka tha mes të tjerash se kanë dalë disa paketa, por sektori i bujqësisë nuk ka përfituar nga asnjëra prej tyre.
“Këta fermerët e vegjël faktikisht nuk janë trajtuar. Kanë dalë disa paketa. Këto thonë janë të vetëpunësuar dhe nuk përfitojnë asgjë. Edhe në këtë kontekst janë të diskriminuar. Edhe tek kredia sovrane bujqësia nuk përfshihet. Në këtë rast ashtu sic trajtojnë bizneset e vegjël duhet të trajtojnë edhe bujqësinë.
Duke pasur njëfarë konkurrence të pandershme, nëse nuk kapin hershmërinë e prodhimit janë edhe në humbje. Duke qenë se bankat e konsdierojnë si biznes me risk bujqësinë për shkak edhe të tekave të natyrës nuk marrin përsipër, në këtë rast duhet të ndërhyjë shteti që ti ndihmojë”, tha duka.
Kreu i PPA, më tej komentoi edhe vendimet e bëra publike nga kryeministri Rama për lëvizjen e qytetarëve si dhe aktivitetin e bizneseve. Duke iu referuar shifrave të ecurisë së virusit në vend, Duka tha se këto masa nuk janë më të nevojshme.
“Me shumë sinqeritet mendoj se është e tepërt se për shkaqe që unë nuk di ti shpjegoj ne kemi ca numra…që i gjendur përballë faktit të frenojmë ekonominë për të shpëtuar njerëzit nuk qëndron. Kjo ngri shkri, të premten lokal janë hapur dhe të shtunë jo, kjo nuk i bën mirë turizmit.
Më çudit sjellja e kryeministrit, duket sikur ky i merr vendimet vetëm. Vazhdon dhe thotë ju më shani se unë kam hall t’ju shpëtoj. Ndërsa ne kemi një shifër minimale. Nëse do isha në vend të tij në këtë situatë do zgjidhja të hapja ekonominë. Kjo do na sjellë një ngërç shumë i madh”, deklaroi Duka.
Zgjedhjet
Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nga studio e Abc News ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme kjanë zgjidhja e vetme për krizën.
Duka në fjalën e tij ka thejsuar se ëhstë e rëndësishme dhe e domosdoshme që si fillim të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe më pas zgjedhjet e tjera.
“Unë mendoj se zgjedhjet e ardhshmë parlamentare dhe vendore do të ishte mirë të bëheshin para. Nëse ky don të zgjidhet kriza duhet të ribëjë zgjedhjet vendore. Për të barazuar dhe gjetur ekuilibrat është e rëndësishme që të bëhen zgjedhjet vendore dhe më pas zgjedhjet qëndrore dhe nuk duhet që të bojkotohen më. Unë kam qenë kundër bojkotit të parlamentit. Protestat janë pjesë e aksionit opozitar, ndërsa zgjedhjet e parakohshme sa më shpejt të ishte e mundshme kjo është më e mira”, ëhstë shprehur Duka.
Nga studio e Abc News, Duka ka theksuar se tashmë nuk do të bëjë gabimin që ka bërë në 2017 dhe se në garë mund të futet si përfaqësues i PAA dhe jo nga listat e PD-së.
Ai thekson se ka qenë kundër bojkotit të parlamentit, por mendon se duke qenë se koalicioni opozitar është më i madh është fitues.
Duka gjithashtu ka theksuar se gabimi i bojkotit të zgjedhjeve nuk duhet të përsëritet më nga opozita.
“Nuk do të ndodhë ajo që ka ndpdhur në 2017 ku partitë tona nuk pati kohë të regjistrohet, ne duhet të garojmë dhe me sigla tona. Unë do të preferoja të isha vetë pasi nuk më pëlqen të fshihem në listat e komunitetit. Me të drejtë nga krerët e partive të vogla duke qenë i futur në listat e PD puna që unë bëj për të marrë vota ne ja japim PD-së por nëse kryetarët e bashkive do të punojnë për vetën e vet atëherë bëhet një diskutim se sa efektiv është të jesh në lista apo në betejë elektorale, unë preferoj betejë elektorale. Koalicioni opozitar duke qenë i madh mendohet se është fitues.
Kemi shumë probleme jetojmë në një krizë dhe kriza politike ka sjellë këto gjëra faji nuk dihet se kush është, reforma në Drejtësi pati një votë unanime me 140 deputet më pas ajo ngeli aty. Në këto kondicione, pa Kushtetuese, a do hyhet apo jo në zgjedhje për mua ajo që është e rëndësishme është që të hyjm ënë zgjedhje.
Në të gjithë mënyrat nuk duhet të bojkotojmë zgjedhjet dhe të kapem me këto gjëra se ska gjykatë Kushtetuese, reformë në Drejtësi etj. Nëse opozita do të ishte në parlament gjerat do të ishin ndryshe. 3-4 veta janë që bëjnë debat siç është Murrizi. Nuk paragjykoj asnjë që ka pranuar mandatin e deputetit, por duhet ta mendojmë se nëse do të ishin deputetët si Basha, Mediu apo Dashamir Shehi çdo gjë tashmë do të ishte ndryshe”, ka thënë Duka.