VIDEO/ Kriza ekonomike, Basha tek bizneset e vogla në Tiranë: Rama e ka mendjen për të zhvatur

Hënë, 25 May 2020 15:00

“Keq, shumë keq i kemi punët. S’kemi marrë as pagë lufte. Asgjë!” Kështu iu përgjigj, kryetarit të PD-së, pronarja e një dyqani të vogël fruta-perimesh në Njesinë nr.3 në Tiranë, kur “klienti” që i erdhi ishte Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Basha vizitoi me radhë sot, bizneset e vogla për t’u interesuar se si po u ecte puna, pak ditë pas rihapjes. Ai ka dëgjuar me vëmendje, problemet që ka shfaqur secili prej tyre dhe që shfaqin realitetin e trishtë: Thuajse asnjë shitje e kriza e tyre ekonomike thellohet.

 
 
 
 

Një çift, burrë e grua, i treguan Bashës se kishin tre fëmijë për të mbajtur me dyqanin e tyre të vogël ushqimor. Djali i madh 24-vjeçar, herë gjente punë për tre muaj e herë jo, treguan ata.

Në njërin nga diskutimet që pati me tregtarët, Basha theksoi: Kini besim, se ky e ka mendjen vetëm për të zhvatur e për të marrë, por gjërat kanë për të ndryshuar! Sepse taksat që ju keni paguar deri më sot, duhet t’ju ktheheshin,” nënvizoi kreu i opozitës.

Ndiqni bashkëbisedimin.  

 
 

 

Login to post comments