Halo në A-Krasta Show: Teatri simbol i përjetimit të shumë shqiptarëve. Rama humbi betejën e propagandës edhe me ndërkombëtarët

Tuesday, 26 May 2020 22:00

Adela Halo, studiuese e historisë së mendimit politik, në A-Krasta Shoë e ka cilësuar të humbur narrativën e propagandës që Rama dhe Veliaj u përpoqën të përhapin pas shembjes së Teatrit.

‘Në rastin konkret të indinjatës që ka ndjerë shumë kush, emocionet nuk janë as të mistershme as irracionale.

 
 

Cilat janë arsyet që kanë shkaktuan këtë indinjëatë?

 
 
 

Arsyeja është që u shemb në shpërfillje si të shpërfilljes se opinionit publik ashtu edhe ligjit

 
 

12 tryeza nuk përbëjnë dialog publik.

Teatri Kombëtar ishte simbol i shumë përjetimeve të shqiptarëve.

Nuk është e paarsyeshme ti ruash këto simbole.

Ruajtja e tyre dëshmoi që aty ka pasur përpjekje, për kulturë dhe zhvillim.

Teatri ishte një shenjë e arritjeve dhe dështimeve në dekada në historinë e Shqipërisë.

Nuk është e paaryeshme që banorët e Tiranës ta njohin qytetin dhe të gjithë shqiptarët ti ruajnë vlerat e tyre.

Ajo që është e paarsyeshme është që për një teke personale të shemben dëshmitë dhe emocionet njerëzore

Në fakt mbi Teatrin si çështje specifike për vlera e tij arkitekturore nuk kam pse të dëgjoj kryeministrin, ka historianë dhe njerëz të fushave të ndryshme që duhet ti dëgjoj.

Dhe nuk kam pse të dëgjoj Edi Ramën dhe të mos dëgjoj Aurel Plasarin.

Në fakt siç është shprehur edhe në këto ditë, Teatri nuk është vetëm një godinë, por këtu diskutohet edhe sjella e qeverisë në një republikë demokratike.

Vihet në pikëpyetje mirëbesimi i kësaj qeverie ndaj reformave në këtë vend dhe më përgjithësi ndaj ligjit.

Pyetja që duhet të ngrejmë në këtë kontekst si edhe të reformës në drejtësi është pala në pushtet a është në mirëbesim të këtij procesi?’

Halo iu përgjigj edhe pyetjes nëse maxhoranca e ka fituar betejën me propagandën që krijoi në shembjen e Teatrit.  

‘Përgjigja e sigurtë është ‘Jo nuk e kanë fituar betejën e narrativës për të legjitimuar shembjen e Teatrit’.

Në radhë të parë është e qartë që ka pasur një revoltë shumë të thellë dhe kjo ka indinjuar këdo.

Kjo ka vazhduar edhe me ata që janë pranë PS apo që e kanë admiruar Ramën dhe Veliaj dhe kanë një rezistencë shumë të fortë ndaj argumenteve që ata kanë parashtruar.

Akti vetë flet shumë më shumë.

Është e pamundur të justifikohet shembja e një simboli me armë dhe maska dhe dhuna që vazhdoi atë ditë.

Nuk janë pranuar as në nivel emocional dhe racional nga publiku.

Mjafton të shikoni edhe reagimin e fuqishëm të mediave dhe opinionit ndërkombëtar.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...