Shembja e Teatrit/ Kurti: Për ne ishte shumë e rëndë. Neo-liberalizmi më shkatërraq se fashizmi ndaj publikes

Tuesday, 26 May 2020 22:02

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ishte i ftuari i Adi Krastës në Syri Television.

Në një lidhje direkte nga Prishtina, Kurti u pyet për ndjesitë që përjetoi kur pa pamjet e shembjes së Teatrit Kombëtar, të cilat sipas tij janë përjetuar shumë keq edhe në Kosovë dhe jo vetëm.

 
 
 

Sipas Kurtit, neo-liberalizmi është më i egër ndaj publikes krahasuar edhe me ideoligjitë diktatoriale, raporton Syri.net.

 
 
 

"Teatri Kombëtar për ne është skena kryesore dhe njëkohësisht historia e kulturës sonë, Aty janë dhënë aq shumë shfaqe dhe drama që janë të paharrueshme për kujtesën tonë. Për ne ishte shumë e rëndë. Duket që në shikim të parë, neo-liberalizmi është disi më shkatërraq se fashizmi kur vjen puna te publikja. Neoliberalizmi e sulmon shtetin më shumë se ideoligjitë e tjera diktatoriale sepse është shteti kundër tregut. Shumë herët në mëngjes, në kohë të vështira të pandemisë, të papara për popullin tonë e nuk kishte nevojë për një aksion të tillë", u shpreh lideri i Vetëvendosjes.

 
 

A duhet të flisnit me kryeministrin e Shqipërisë dhe pse jo?

"Kur mora vesh lajmin ishte tepër vonë. Ishte një ndërmarrje pushteti që nuk donte diskutim. Nuk ke çfarë të diskutosh kur gjithçka është shembur. Prandaj freagova dhe nuk i kam shkruar asnjë zyrtari në Shquipëri. Jemi të ndjerë të prekur nga një veprim i tillë i natës", tha Kurti.

Kurti u pyet edhe mbi atë se çfarë do të ndodhë me Vetëvendosjen në Tiranë, duke dhënë këtë përgjigje:

"Përgjigja jonë është të organizohemi më parë. Aspekti elektoral nuk është pikënisja, pra duhet shumë organizative dhe punë të dendur. Degët e VV jnë të shtria në rrethe, por në Shqipëri e ka shumë të lartë autonominë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...