Shantazhi i Veliajt, Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, ka disa pyetje për Kryebashkiakun e Tiranës

E Enjte, 28 May 2020 10:55

 

Pas denoncimit për shantazh ndaj presidentit të Yldon Media Group, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar përmes twitterit, ku duke publikuar foto të lajmit të fundit të Ora News, akuzon si gjithnjë kur ka kritika për gjoba dhe nënkuptime.

Këto aludime janë të papranueshme dhe vazhdim i të njëjtës linjë presioni për këto që nuk pranon të thotë, vetëm atë që përpunohet në zyrat e administratës.

Në përgjigje të kësaj, zoti Ndroqi thekson edhe një herë se nuk do të heqë dorë nga e vërteta dhe se nuk pranon shantazhet as me të shkuarën dhe as me të ardhmen.

“Nëse ke pretendime nga puna e bërë prej gazetarëve, je i mirëpritur të reagosh me fakte dhe në rrugë institucionale”, shprehet Ndroqi.

“I bëj thirrje Lali Erit, ruaj qetësinë je qytetari Nr. 1 i Tiranës. Pretendentit për Kryeministër të radhës, nuk i shkon të shfazohet, të kujtoj se PS është drejtuar gjithnjë nga burra shteti. Lali Eri unë kam 29 vite që bëj biznes, kam qindra të punësuar dhe paguaj taksat vendore e qendrore, je i detyruar të pastrosh qytetin e ta gjelbërosh, jo ta betonizosh.Duhet të kujdesesh tu shërbesh njerëzve, të kryesh detyrat si Kryebashkiak. Zhduke kujtesën e Tiranës, kryeqytetin e le me gropa, e mbushe me pallate"vijon më tej zoti Ndroqi.

Sa u përket akuzave, z.Ndroqi i kujton Veliajt se duhet të hetojë në lejet e ndërtimit që janë dhënë për të zbuluar se ku pastrohen paratë e pista.

E për këtë, fakte janë raportimet në mediat shqiptare e të huaja.

Po ashtu Presidenti i Yldon Media Group ngre dhe disa pyetje për kryebashkiakun.

"A kanë lidhje familjarët e tu me një pallat shumëkatësh që ka nisur të ndërtohet në qendër të Tiranës?

A kanë ndonjë lidhje, ti ose familjarët e tu, me ndryshimet e PDV dhe me një kompani që ka marrë përsipër ndryshimin e PDV dhe lejen e ndërtimit?

A ka përfituar ndonjë nga familjarët e tu nga ky veprim? A ka lidhje, apo a ka përfituar ndonjë nga familjarët e tu, me dhe nga Agikons.shpk?

Pyetjeve pres tu japësh përgjigje në twitter!"

Login to post comments