Ish-ministri i PS mesazh Ramës: Nëse bëhen sërish zgjedhje pa opozitën, perspektiva në BE do largohet sa nuk ua pret mendja!

Tuesday, 02 June 2020 15:43

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Socialist, Gjergj Koja, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se palët politike duhet të gjejnë konsensus për Reformën Zgjedhore.

Ish-ministri Koja kritikoi PS-në, teksa tha se nëse bëhen sërish zgjedhje pa opozitën, do të jetë një problem i madh për perspektivën e Shqipërisë në BE.

Sipas tij, nëse një precedent i tillë ndodh sërish, procesi i integrimit do të largohet, sa nuk ta pret mendja.

 

“Palët nuk kanë dashur ta përmbyllin këtë reformë më 31 maj dhe padyshim që ja hedhin fajin njëra-tjetrës. 31 maji vuri në alert edhe ndërkombëtarët, thjesht sepse duhet të mbyllnin Reformën Zgjedhore në Shqipëri, që ta raportonin se u mbyll kjo reformë apo për rikthimin e demokracisë, kjo mbetet për t’u parë. Nuk ka sistemi zgjedhor të keq, këtu te ne nuk është çështja te sistemi. Këtu te ne është instaluar këmbëkryq kriza e besimit. Ky është një sistem zgjedhor, me të cilin ka ardhur në pushtet edhe PD me aleatët e saj, edhe PS me aleatët e saj. Pra, çështja është se nuk ka besim. Çështja e parë është a do të futet opozita në zgjedhje apo jo.

PS i ra mbi kurriz një pushtet absolut, për shkak të megagafës që bëri PD. Nëse vazhdojmë kështu me këtë precedent, që nuk do të futet opozita në zgjedhje, dhe ky është një problem i madh dhe perspektiva e Shqipërisë në BE largohet, sa nuk ta pret mendja. Për këtë, mendoj se PS duhet të tolerojë, sepse përfitimi i futjes së të gjitha palëve në zgjedhje është i pamatë, për vetë PS, por edhe për gjithë Shqipërinë. Po na monitorojnë të gjithë ndërkombëtarët. Ne i largohemi BE, nëse nuk futemi të gjithë në zgjedhje”, u shpreh ish-ministri Koja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...