Avdullah Hoti kryeministri i ri i Kosovës me 64 vota

E mërkurë, 03 June 2020 13:20
 

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 64 vota pro kryeministrin e ri të vendit, Avdullah Hoti, ndërsa 24 deputetë kanë votuar kundër dhe një tjetër ka abstenuar.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019’ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

 ***
 

Qeveria e re e udhëhequr nga Hoti do të përbëhet nga 4 zv.kryeministra, ku secilës parti të koalicionit do t’i takojë nga një zv.kryeministër. Në fakt Goran Rakiq i Listës Serbe përveçse zv.kryeministër do jetë dhe ministër i pushtetit lokal, pra do jenë 16 ministri por 15 ministra.

4 zv.kryeministrat:

Besnik Tahiringa – AAK

Driton Selmanaj – LDK

Goran Rakiq – Lista Serbe (ministër i pushtetit lokal)

Albulena Balaj-Halimaj – NISMA

Ministrat:

Hykmete Bajrami – ministre e Financave

Besjan Mustafa – ministër i Buqjësisë

Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës

Anton Quni – ministër i Mbrojtjes

 

Arban Abrashi – ministër i Infrastrukturës

Agim Veliu – ministër i Brendshëm

Armend Zemaj – ministër i Shëndetësisë

Selim Selimi – ministër i Drejtësisë

Blerim Kuqi – ministër i Ambientit

Meliza Haradinaj – ministre e Jashtme

Ramë Likja – ministër i Arsimit

Skender Reçica – ministër i Punës

Vesel Krasniqi – ministër i Tregtisë

Dalibor Jevtiq – ministër i Kthimit

Enis Kervan ministër i Zhvillimit Rajonal

Modifikuar më E mërkurë, 03 June 2020 16:33
Login to post comments