Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, konfirmoi përfundimin e mbledhjes së Këshillit Politik.
Ai tha në emisionin ”Kjo Javë” në News24, se tashmë mbledhja do të jetë formale ku do përkthehen draftet.
”Mbledhja e sotme e Këshillit Politik është përmbyllje formale. Ka disa elementë që përkthehen në tekst ligjor që i çohet Kuvendit. Ky është qëllimi dhe as më shumë e as më pak. Pasi të gjitha garancitë dhe marrëveshjet janë arritur, dhe më pas do diskutojmë çfarë u arrit, pasi dhe u arritën garancitë shtesë.”- tha Vasili.
Kjo mbledhje ka shërbyer për të përkthyer pikat e marrëveshjet në tekst ligjor që i çohet Kuvendit për miratim.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Petrit Vasili tek emisioni ”Kjo Javë” në Neës24, një nga anëtarët e tryezës së Këshillit Politik që tha se as më shumë dhe as më pak është një mbledhje formale ku do përkthehen draftet.
”Mbledhja e sotme e Këshillit Politik është përmbyllje formale. Ka disa elementë që përkthehen në tekst ligjor që i çohet Kuvendit. Ky është qëllimi dhe as më shumë e as më pak. Pasi të gjitha garancitë dhe marrëveshjet janë arritur, dhe më pas do diskutojmë çfarë u arrit, pasi dhe u arritën garancitë shtesë.”- tha Vasili.
Përmbyllja e marrëveshjes për Zgjedhoren, është konfirmuar edhe nga Damian Gjiknuri.
Gjiknuri thotë se u është lënë detyrë ekspertëve të hartojnë ndryshimet ligjore sipas marrëveshjes dhe draftet e këtyre ndryshime ligjore do u kalojnë javën tjetër Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku është dhe vëtë bashkëkryetar.