Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka thënë se raportet PD- LSI një vit para zgjedhjeve parlamentare janë si asnjëherë më parë.
Kësaj radhe për Vasilin opozita ka qenë një ‘’Dream Team’’ teksa zbulon se ka pasur telefonata intensive gjatë kësaj kohe me Bashën dhe Kryemadhin.
Vasili tha se nuk ka pasur asnjë bisedë me Ilir Metën gjatë kohës së Reformës Zgjedhore.
”Zero kontakte me Ilir Metën. Me Bashën dhe Kryemadhin kam pasur kontakte intensive. Në Bruksel dhe kudo e kanë shumë të qartë se kush ishte i bindur për të mbyllur reformën dhe jo, kush ishte i gëzuar që kjo po ndodhte dhe kush jo, si dhe pretendimet e opozitës.
Nuk ka pasur ndonjëherë ditë të këqija, por ditë më të mira se sot nuk ka pasur. Perfekt Kryemadhi- Basha. Me të gjithë liderat e opozitës, ka funksionuar si kurrë më parë si skuadër, ku më së mirë të gjithë kanë luajtur rolin e tyre. Opozita funksionoi si Dream- Team.”- tha Vasili.