Nuk mbulohet Ndragheta me shpifje.

Hënë, 08 June 2020 21:56

Ne asnje sekonde te qeverisjes 7 vjecare te rilindjes nuk ka pasur ndonje moment ku te mos jete perfshire krimi i organizuar dhe ku eksponentet dhe banditet e rilindjes ne parlament apo institucione te mos jene perfaqesues te ketij krimi nga veriu ne jug. Madje duket sikur eksponentet e ketij sekti jane Ne gare me njeri tjetrin kush e kush ta kete me te forte lidhjen me keto organizata kriminale dhe individe. Disa dite me pare kryelavatricja e parave te droges Erjon Veliaj u akuzua se miku i tij te cilin ai disa kohe me pare na e paraqiste si shembull, u arrestua si anëtar i Ndrangheta-s .
Mediat italiane i kanë dhënë bujë lajmit të ndalimit pikërisht të Flavio Tosit, i cili akuzohet për disa vepra penale, që kanë të bëjnë me pastrimin e mbetjeve.
“Krimet e hipotezuara nga ky hetim janë pjesëmarrje në organizim mafioz, mashtrim, riciklim, zhvatje, trafik droge, korrupsion, konkurrencë e parregullt, transferim mashtrues i të mirave materiale dhe faturave false.
Nga dokumentacioni i dosjes hetimore, Flavio Tosi akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish-presidenti i kompanisë komunale të mbetjeve urbane Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak e për një shumë jo më pak se 5 mijë euro të përdorura për të paguar faturën e një agjencie investigative hetimi për një shërbim që në të vërtetë nuk është kryer nga Amia, por për interes të Flavio Tosi.”
Së bashku me Tosin janë dhe 23 persona të tjerë të grupit të rrezikshëm Ndragheta. Një shenjë alarmi kjo që duhet parë dhe për rrjetin e bashkëpunimit në Shqipëri.
Menjehere jane ngritur ne kembe pagatoret e Rames dhe Veliajt dhe kane filluar te hedhin shashka per te mbuluar skandalin e lidhjes se sektit te rilindjes me Ndrageten. Lidhja e Erjon Veliajt ne skandalin, mafien me te rrezikshme ne Itali nuk eshte nje ceshtje personale, ai ka nje post dhe eshte mandatuar ne kete post jo nga zgjedhesit ,por nga sekti i cili komandon fijet e bashkepunimit mafioz. Eshte ngritur nje tymnaje per nje gjoja skandal per te balancuar skandalin e Ndragetes. Gjenden ca rreshta ne italisht dhe nje media,disa thashetheme per para dhe menjehere pagatoret krijojne skenarin. Kane nje problem qe kete skenar nuk e blen njeri.
Sado qe pagatoret mundohen me gjithe bulcite e tyre te sherbejne si ventilatore per te shperndare tymin e skandalit Veliaj, nje gje eshte e sigurte nuk mbulohet Ndragheta me shpifje.

 

Modifikuar më Hënë, 08 June 2020 21:59
Login to post comments