Rama sherr me Andi Bushatin: Për turpin tënd dhe profesionin tënd …

Hënë, 08 June 2020 22:23

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debate me gazetarin Andi Bushati në lidhje me numrin e të papunëve pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Pjesë nga debati në “Open”:

Bushati: Unë po e lë s’keni përgjigje. Kam ardhur këtu për të respektuar ata që votojnë. Po më dhatë përgjigje mirë, po s’më dhatë

 

Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje.

Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi njëri-tjetrit me ti.

Rama: Për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë.

Rama: Me ju nuk e meriton.

Bushati: Është çështje edukate dhe jo personale.

Rama: Rëndësi ka që ju u tërhoqët.

Bushati: Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.

Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe…

Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.

Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme.

Login to post comments