Gazetari i ekonomisë: Plani i Ramës nuk ka lidhje me emetimin e Eurobondit, gjysma do shkojë për larjen e borxhit

E mërkurë, 10 June 2020 17:55

Gazetari Klodian Tomorri në studion e “Abc Neës” ka folur për kostot e Eurobondit.

Kryeministri Edi Rama në një reagim të tij u shpreh se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht në tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond.

 
 
 

Ndërkohë gjatë intervistës Tomorri tha për gazetarin Endri Xhafo se Eurobondi ishte veprim i detyrueshëm, qeveria e kishte të detyrueshme për të financuar buxhetin.

 
 
 

“Një qeveri nuk duhet të marrë asnjëherë më shumë borxh sesa investon, nëse kjo ndodh atëherë është duke marrë borxh për të financuar shpenzimet e saj, jo produktive. 650 milion euro që u morën do të përdoren kryesisht në dy fronte. Fronti i parë do të shlyejë 300 milion eurot e Eurobondit të marrë në vitin 2015.

 
 

Pjesa prej 350 milion eurosh shkon për financimin e deficitit buxhetor. Plani rimëkëmbjes së përmendur nga kryeministri nuk besoj se ka shumë lidhje me emetimin e Eurobondit. Norma më e ulët e interesit me të cilët Shqipëria ka marrë borxh në treg të lirë u shënua në vitin 2013.

Në vitin 2018 në tregje situatë ishte shumë më ndryshe. Tashmë pandemia ka krijuar një realitet të ri në ekonomitë botërore. Në shumë vende të botës niveli i ekonomisë ka shkuar në paqëndrueshmëri”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës gazetari u shpreh se qeveria është duke financuar aksionerët e bankës dhe ky është debati sipas tij, ndërsa u shpreh se në Shqipëri duhet një konsensus i gjerë politik.

“Çfarë do të ndodhë nëse kriza e sektorit të turizmit do të zgjasë tre vite? Qeveria mund të bëjë ndërhyrje të targetuara të bizneset, transporti. Por një pjesë e tyre mund të merret për të lehtësuar përkohësisht situatën. Unë jam gjithmonë kundër përdorimit të parave të taksapaguesve për të financuar bizneset kushdo qofshin.

Sot qeveria bën “mea culpa”, nga 2 milion lekë thotë së do ta kthejmë kufirin në 140 milion lekë të vjetra. Nëse të gjitha bizneset i fut në TVSH dëmi është shumë më i madh, kostot e administrimit për vetë biznesit dhe buxhetin e shtetit e bëjnë këtë një politikë të gabuar.

Sa i përket amnistisë ai theksoi se shpeshherë nuk sjellin rezultatet e shpresuara. Ai theksoi se në Shqipëri duhet një konsensus i gjerë politik, ndërsa shtoi: “Ka ardhur momenti për të hapur një kapitull të ri të drejtësisë fiskale”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi: Nuk pritet që Shqipëria të ketë rritje pozitive këtë vit. Faktori që do të përcaktojë rritjen e ekonomike do të jetë situata e pandemisë, zgjidhjen e saj në nivel botëror.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...