Reforma Zgjedhore/ Çollaku: Po përdoren nga Rama, pseudo-opozita do sabotojë identifikimin biometrik

E mërkurë, 10 June 2020 18:53

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli në lidhje me dakordësinë e arritur nga palët politike, për Reformën Zgjedhore.

Çollaku tha se ishte një dakordësi e pjesshme, duke shtuar se nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e që ajo të konsiderohet marrëveshje.

“Kualifikojmë shumë kur themi marrëveshje ishte një dakordësi e pjesshme pritshmëritë tona nuk janë përmbushur nga ajo që konsiderohet marrëveshje. Ajo çfarë është mbërritur deri më sot është ajo që janë situatat më bazike të një sistemi zgjedhore. Është një detyrim për të krijuar një dakordësi për një kod zgjedhor, por është edhe një kusht për hapjen e negociatave. “- tha Çollaku.

Xhaxhiu: Sa e moralshme ishte marrëveshja e fundit?

“Gabimi më i madh është ti fusim të gjithë në një thes. Patëm një marrëveshje, por Edi Rama nuk e respektoi dhe thelbi ishte mos të vidheshin vota. Rama nuk e respektoi dhe votat iu vodhën, e thanë dhe përgjimet e BILD. Duhet të fusim në votim identifikimin biometrik.

Duke ju përgjigjur zërave kundër për mosvotimin e Reformës Zgjedhore nga opozita parlamentare, Çollaku theksoi se ato do të tentojnë që të sabotojnë identifikimin biometrik.”- tha Çollaku.

“Edhe nëse marrëveshja do të realizohet, me votat në parlament ato do të të tentojnë që ta sabotojnë identifkimin biometrik. Sepse kam bindjen që ato duhet të luajnë me kartat false. Mund të prishin një paisje dhe kthehen tek ai manuali. Kjo është e sigurt fare.

Rreziku i parë është sabotimi i procesit të identifikimit biometrik. Ky rebelimi i pseudo opozitës nuk ka lidhje me kurajon e disa individëve në parlament, por po përdoren nga Edi Rama, në mungesë të kurajos për të mohura marrëveshjen. Imagjinoni disa deputetë pseudo-opozitar që u rebelokan dhe nuk japin as 6 vota për të moskaluar Reformën Zegjedhore. Moskalimi i të cilës penalizon hapjen e negociatave. Jemi para këtij rreziku. Identifikim i biometrik paralizon manipulmin e votimeve.”- tha Çollaku.

  
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...