Maliqi:Votoj marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të mbështetur nga Pompeo, hapi i parë për ikjen e Ramës

E Enjte, 11 June 2020 09:27

Deputeti Lefter Maliqi thotë se përshëndetja e Mike Pompeo-s për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore është hapi i parë për ikjen e Ramës dhe se ai vetë do e votojë.

Maliqi bën thirrje që opozita parlamentare mos i bashkohet aktrimit të Ramës, pasi nuk ka më shaka.

Sipas Maliqit Amerika nuk ia beson fatin shqiptarëve Ramës që i ka dalë boja por ai do e votojë marrëveshjen sepse e mbështet Sekretari amerikan i Shtetit dhe nuk lejon asnjë të dalë kundër partnerik strategjik të Shqipërisë.

STATUSI I LEFTER MALIQIT

Vendi i Demokracise se vertet SHBA pershendet marreveshjen per reformen zgjedhore,e cila eshte hapi i pare per ikjen e Diktatorit Rama. Ftoj miqte e mi te opozites parlamentare te mos bashkohen me aktrimin dhe fundin e turpshem te Beut te Surrelit. No more jokes,Rama!

Amerika eshte vendi qe shqiptaret e duan per shume arsye dhe Amerika nuk lodhet duke na mbeshtetur ne cdo forme.

Dhe USA meriton seriozitet!

Rama – se ti di anglisht me mire se une, po ama kete shprehjen fiksoje “No Jokes”.

Se ti shikon dhe filma. Po,po, per ate te fundit e kam. Joker-in.

No jokes! No films! No Joker! Konflikti eshte ai qe lind drama,sa me shume konflikt gjen aktori aq me interesante behet shfaqja e tij – keshtu thoshte ne fillim te viteve 70′ Michael Shurtleff nje prej Uraganeve te Broadëay-t. Nderkohe Ramziu nje kopjac i keq dhe pa pike virtualiteti kerkon te gjeje kudo konflikt ne favor te performances se tij. Harron ky ditezi e driteshkurter se Amerika nuk ia beson fatin e Shqiptareve apo integrimin si te tille nje pseudo artisti dalë boje qe per me teper aktrimin e kthen ne palaçollek.Une votoj marreveshjen e mbeshtetur nga Sekretari Amerikan Pompeo sepse nuk lejoje askend te veproj kunder partnerit strategjik 🇦🇱🇪🇺🇺🇸.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...