Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Akti i fundit i Komedisë politike

E Enjte, 11 June 2020 09:34

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

Para një viti partitë opozitare dorëzuan mandatet dhe u larguan nga parlamanti. Rama nuk u shqetësua aspak, për krijimin e precedentit të ri.
Përkundrazi, ai u shfaq në mjedisin politik edhe si “filozof i së drejtës”.
Shumë teza mbajnë autorësinë e tij, prandaj e kam emërtuar si “filozofi surealist i së drejtës” !
Me trajtësat edhe në fushën e jurisprudencës, ai ka hyrë në historinë institucionale, si “krijuesi i madh doktrinal”, që u dha “fund” shumë tezave të filozofëve të mëdhenj të jurisprudencës në politikat institucionale.
Një tezë doktorature në jurisprudencë, mund të bëhet për formulimet e tij teorike gjatë qeverisjes si, dhe numrin e madh të Akteve Normative që ai “prodhoi” si pushtet ekzekutiv gjatë pandemisë së covid 19. Aktet e tij normative miratoheshim duke qeshur e nënqeshur, nga “Kuvendi i Sajuar”.
Meqë po trajtojmë fundin e komedisë politike, le të analizojmë disa nga tezat e tij, si filozof surealist i së drejtës. Ky emërtim buron nga emri i selisë ku banon “filozofi ynë surealist”.
Teza themelore në jurisprudencën e tij është : ” Bëj atë që them, them atë që bej” !
Tezë nga më interesantet. Prandaj ai, sa u dorëzuan mandatet nga deputetët, nuk priti asnjë sekondë, u vetëkënaq dhe urdhëroi kuvendin të pranonin dorëzimin e mandateve, dhe inkurajoi “listarët” të merrnin mandatet e të larguarve.
Filozofi surealist i së drejtës hodhi për konsum politik tezën e vet. Në Shqipëri ekzistojnë dy opozita, “opozita reale institucionale” dhe “opozita e rrugës” ! Ngjarjet rrodhën vrullshem. Opozita e rruges goditej nga filozofi surealist i se drejtes dhe tallej nga listaret e saj e shnderruar ne”opozite institucionale”.
“Opozita e rruges” gradualisht i’a mberriti t’i imponohej “Kuvendit te Sajuar” dhe e detyroi filozofin surealist të së drejtës të pranonte krijimin e një Komiteti politik, që në thelb delegjitimoi kuvendin e sajuar, sepse ky komision nxori në “bulevard” Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shfaktorizoi “deputet listarë”, që nuk po kupton, ashtu si edhe Rama, pasojat e mëvoneshme.
Me presionin e Ambasadores së SHBA, Komiteti Politik miratoi marrëveshjen për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor.
Tani filozofi surealist i së drejtes është në “hall”, sepse “listarët” po “ulurijnë” e bëjnë presion duke deklaruar, se “nuk e miratojmë marrëveshjen” !
Aha, sa vonë e kuptuan rolin e tyre.
Tani po luhet akti i fundit i Komedisë Politike. Përfaqësuesja e tyre ne Komitetin Politik që “ulurin” më shumë, ka harruar që e ka firmosur marrëveshjen te Selia e Ambasadores.
Edhe Rama e kuptoi me vonesë gabimin për firmosjen e marrëveshjes te Selia e Ambasadores, prandaj deklaroi se: “është hera e fundit që marreveshjet të bëhen nga ambasadorët”. Madje ai i bën thirrje edhe Bashës, që të merren vesh pa ndermjetësim, dhe i kërkon ndihmë të bisedojë me listarët e “rrebeluar”, që ta votojnë marrevëshjen !
Je i vonuar filozof. Përgjigjen dhe zgjidhjen e dha Sekretari Amerikan i Shtetit, duke e përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes partiake.
Tani listarët duhet ta kuptojnë se humbën shansin të vihen përsëri në listë, për t’u riberë deputet.
Koha e lojës politike mbaroi. Goditjen tjetër e dha po dje OPDAT V, me përgjigjen e kërkesës së KLGj për Dvoranin. Zgjidheni vetë këshilloi OPDAT, sepse kompetencat ua jep ligji. Më 6 maj kam trajtuar se kërkesa është antikushtetuese, dhe kam cituar edhe nenet që KLGj duhej të zbatonte. Goditjen përfndimtare do e japin institucionet e BE me ultimatumin e plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...