Andi Bushati: Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës

E Enjte, 11 June 2020 15:39

Një pjesë e gazetarëve shqiptarë dhe e shoqatave për lirinë e mediave po brohorasin si një fitore të angazhimit të tyre, konkuzionet e Venesias kundër paketës antishpifje. Fakti se nga nga juristët e regjur të komisionit u fshikullua roli i institucioneve të “pavarura”, si “AMA”, se u kundërshtuan gjobat e larta që rrezikojnë mbylljen e mediave on line, apo shmangia e gjyqësorit në zgjidhjen e konfikteve mes gazetarëve dhe “viktimave” të punës së tyre, me sa duket e varrosi përfundimisht këtë projekt të çmendur të qeverisë.

Madje, thirja për vetërregullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga politika, i dha fund një përpjekje autokratike për kontrollin e mediave të reja.

Por, sado e fortë të jetë fitorja e pushtetit të katërt ndaj atij politik, rëndësia e kësaj beteje nuk qëndron në ngadhënjimin e fjalës së lirë.

Opinioni i fundit i Venecias nuk ka vlerë vetëm se shërbeu si një mburojë për mediat on line (kazanët sipas Ramës), por se me anë të tij ne dekriptojmë më mirë fytyrën e regjimit që kemi mbi krye.

Në këtë kuptim, ai nuk duhet duhet parë i shkëputur nga leximet e fundit që komisioni i ka bërë realitetit shqiptar.

Fillimisht ky grupim me përvojë juristësh ndërkombëtarë arriti në konkluzionin se pretendimet e ngritura nga rilindja për shkarkimin e presidentit të republikës, nuk përbënin shkelje serioze. Pra në një kohë kur në Shqipëri bëhej gurguleja se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën duke dekretuar një datë tjetër për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Venecia as nuk mendonte kështu, dhe as gjente justifikime të vlefshme që Edi Rama të kapte edhe presidencën.

E njëjta situatë u përsërit edhe për emërimet e Gjykatësve të rij kushtetues. Tentativa e shumicës parlamentare për ta kapur këtë institucion, përmes lojrave meskine të Adrian Dvoranit, i cili në bashkëpunim me parlamentin donte të shpinte në këtë gjykatë besnikët e partisë, u fshikullua nga ky komision. Venecia në dokumentin e saj vulosi se rruga e ndjekur nga KED dhe parlamenti “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet… ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Pra, për atë që ka ndodhur realisht në Shqipëri gjatë vitit të fundit (qershor 2019-qershor 2020) Venecia na ka dhënë një pasqyrë të qartë. Ajo në thelb na ka treguar se pushteti i Edi Ramës, po kërkon të mposhtë me rrugë ekstraligjore të gjitha kundërpushtetet në vend, edhe mediat edhe gjykatën madje edhe të shkarkojë kreun e shtetit.

Mënyrë më të mirë për të kuptuar se po kalojmë nga një sistem monist drejt një regjimi autokratik nuk ka. Pas portretizimit të errët që i bënë gazetat më të mëdha perindimore, pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ish artistit që u shndërrua në një politikan ‘barbar” (lexo linkun poshtë), dokumentet që na ka shpalosur

Dhe për këtë nuk është nevoja të besohen as kazanët vendas, as makineria opozitare e baltës. Mjafton të shfletosh shtypin e huaj dhe sidomos, juristët me reputacion ndërkombëtar, që na kanë lënë mbi duar, opinionet e fundit nga Venecia.

©Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...