Qëndrimet e opozitës parlamentare, Meta flet për marrëveshjen dhe kujton 2008: Të vendoset legjitimiteti në të gjitha institucionet

Premte, 12 June 2020 13:46

Në konferencën për shtyp, Presidenti Ilir Meta nuk e komentoi qëndrimin që po mban opozita parlamentare në lidhje me marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore por tha se zbatimi i saj është i rëndësishëm.

Sipas tij, në Shqipëri ka rëndësi legjitimiteti i institucioneve në radhë të parë të Kuvnedit, tha Meta që ende i mungojnë 18 deputetë.

Sa për marrëveshjen, Meta kujtoi sërish 2008 ku ai ka protestuar për heqjen e listave të hapura, por shtoi se sot më me rëndësi për vendin është vendosja e legjitimitetit në të gjitha institucionet e vendit.

“Kjo nuk është një çështje e imja si President. Mesazhet i kam dhënë në kohë, e kam përshëndetur këtë marrëveshje jo për përmbajtjen, por se ka elementë që forcojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku çdo qytetar voton vetëm një herë dhe vota është barabartë. Ajo që dua të them është se kjo marrëveshje e sforcuar që duhet të arrihej prej kohësh duhet t’i jepet një dimension tjetër sistemit politik në vend.

Në 2008-ën unë dhe disa deputetë bëmë grevë urie që të mos mbylleshin listat se cënuan balancat e kontrollit, por këto janë jo shumë të rëndësishme para vendosjes së legjitimitetit në të gjitha institucioneve në vend, nga Kuvendi, që pavarësisht nga zëvendësimet në kundërshtim të paprecedent tek fakti që sot e kësaj dite i mungojnë 18 deputetë në kundërshtim me përcaktimin Kushtetues. Kjo është arsyeja kryesore që detyrohet edhe Sekretari amerikan e Shtetit të theksojë rëndësinë e kësaj marrëveshje ndërpartiake dhe rëndësinë e saj për të forcuar demokracinë.

Kemi probleme imediate, në mënyrë që të mos kemi më këshilla politikë si këshillat popullorë para çlirimit. Të kemi një parlament ku dialogu e politika edhe konsensusi bëhen në Parlament. Të mos harrojmë që kjo marrëveshje është meritë e veçantë e angazhimit dhe përpjekjeve në nivele të larta ndërkombëtare. Mezi po pres që ajo të vihet në zbatim menjëherë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...