Përveç Partisë Socialiste, që feston sot 29-vjetorin e themelimit, Presidenti Ilir Meta ka uruar edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili feston sot 46-vjetorin e lindjes.
Presidenti Meta tha se ka ka nisur një urim dhe një shishe verë për Bashën, ndërsa theksoi që shpreson t’ia kalojë gëzuar në këtë ditë të veçantë.
“Padyshim që kam nisur një urim dhe një shishe verë, dhe shpresoj që ai ta kalojë gëzuar dhe të dy palët të reflektojnë e të na japin marrëveshje të tjera, që i shërbejnë plotësimit të 15 kushteve”, tha Meta.