Vijojnë denoncimet e PD, dega Tropojë në adresë të kryebashkiakut Rexhë Byberi.
Përmes një postimi në Facebook, PD shkruan se bashkia po shpërdoron ujin e pijshëm të qytetarëve duke e përdorur për vaditjen e lulishteve.
"Përveçse një papërgjegjshmëri nga ana e drejtuesve aktual të bashkise është edhe shpërdorim dhe keqpërdorim i ujit të pijshëm në dëm të qytetareve çfarë përbën edhe shkelje ligjore", thuhet në postim.
Denoncimi i plotë i PD Tropojë:
Rilindasi i emruar i bashkisë Tropojë shpërdoruesi abuzuesi më i madh i këtij institucioni.
Bashkia Tropoje shpërdoron ujin e pijshëm të qytetareve duke vaditur gjoja luishtet duke e reduktuar ndjeshem furnizimin me uje të pijshem të qytetareve.
Ky problem ishte zgjidhur duke përdorur ujin e vaditjes që vjen nga kanali krasniqes duke siguruar edhe vaditjen e lulishteve dhe njëkohësisht duke siguruar furnizimin me ujë nga ujësjellësi i Valbonës te qytetareve.
Përveçse një papërgjegjshmëri nga ana e drejtuesve aktual të bashkise është edhe shpërdorim dhe keqpërdorim i ujit të pijshëm në dëm të qytetareve çfarë përbën edhe shkelje ligjore.
Shërbimet e pastrimit mbeturinave kanë degjeneruar komplet,plehrat duken me sy të lirë rrugëve, nga dy kahet që hyn për Tropojë.Punonjës për shërbimet Rilindasi shton çdo ditë që paguhen me taksat e qytetarëve për të plotësuar tekat e tij personale por vetëm punë që nuk bëjnë.
Rilindasi i emruar në fillim priste therrat tani as plehrat nuk heq dotë, taksat e qytetarëve shpërdorohen çdo ditë, ngelë vetëm propagandë boshe Tropoja turistike,por vetëm turizëm nuk bëhet në këtë mënyrë.
Keqmenaxhimi, paaftësia,shpërdorim i detyrës janë modeli punës rilindasit të emruar.
#kohapërllogaridhënje#po afron.