Nga Tritan Shehu
Mos hapja e transportit publik, deshtimi i radhes i Qeverise Rama!
Ashtu si i gjithe menaxhimi i “karantines” ishte vecse nje deshtim i plote i kesaj qeverie, gje tashme e qarte per te gjithe, edhe vendimi i sotem per te mos hapur transportin publik eshte nje tjeter i tille, nje tregues i pa aftesise menaxhuese te situates, i vendimeve amatoreske, te pa pergjegjeshme e aspak dobiprurese te marra ne vazhdimesi.
Vendet e tjera shume me te prekura se ne si Italia, Franca, Spanja, Gjermania etj, jo vetem asnjehere nuk e mbyllen plotesisht kete transport, por qe prej dates 4 maj e kane hapur ate terresisht, duke ditur te marin masat perkatese e te krijojne kushtet e nevojeshme edhe per kete sektor dhe sot vijne me shifrat e te infektuareve, te te shtruarve ne spitale e vdekjeve ne nje renie konstante.
Ndersa ne vendin tone si pasoje e nje teatraliteti me Karantinen, mungeses se transparences e masave reale, apo implementimin e te tillave te kunderta etj, jemi ne nje konfuzion, qe sot po “evidentohet” edhe me kete vendim krejt te gabuar e te demshem per ekonomine, jeten normale etj, pasoje direkte e mungeses se vizionit dhe aftesive, kur ai asnjehere nuk duhej bllokuar teresisht, ndersa prej javesh duhejt te ishte totalisht funksional, nen disa rregulla e kushte te nevojeshme.