Rreziku për kufijtë e Kosovës, Mediu: Nuk mund të rikthejmë në lojë fuqi që dëmtuan interesat shqiptare

Premte, 12 June 2020 19:32

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në studion e ABC Neës” ka folur për çështjet e lotimit serb dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Mediu theksoi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë aleti strategjik i vendit.

 

 “SHBA-të kanë qenë gjithë kohës aleati ynë strategjik. Mendoj që kur duam të realizojmë diçka duhet të jemi të qartë në qëllimet tona. Mendoj që jemi në një moment paqartësie totale. Edhe vetë Kosova është ende e paqartë se kush do t’i drejtojë bisedime, a flasim apo jo për ndryshim kufijsh.

Analisti amerikan Daniell Serwer, ka shprehur një qëndrim të hapur që çështja e negociatave me Serbinë të shihet pas zgjedhjeve. Prezenca e Serbëve në Ohajo është shumë dominonte. Qëllimi kryesor i Donald Tramp është të fitojë zgjedhjet.

Ajo që shoh si shqetësuese me idenë e ndryshimit të kufijve është se roli i Rusisë dhe i Kinës në Ballkan është bërë shumë dominant. Këto kane ndikimin e vet. Mendoj që nuk mund të rikthejmë në lojë fuqi që kanë qenë në dëm të interesave shqiptare me ide për marrëveshje të reja”, tha Mediu.

Gjithashtu ai theksoi faktin se Amerika nuk ka marrë një pozicion për ndryshim të kufijve ndërsa shtoi se çdo përçarje kthehet në disfavor të vendit.

“Nuk di që Amerika të ketë marrë pozicion për ndryshim të kufijve. Kanë thënë ne do të mbështesim çdo marrëveshje të palëve, janë shprehur se janë në mbështetje të zgjidhje të kësaj çështje.

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që atë kapital që u krijua pro shqiptar në këtë fillim shekulli, me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e Kosovës, njohjen e saj, Shqipëria në NATO ta kthejmë në kapital të vlefshëm që funksionon vetëm kur ka mirëkuptim politik.

Nëse ne fillojmë i kontestojmë në lidershpin tonë politik këto vlera dhe krijojmë përçarje brenda institucioneve dhe forcave politike këto kthehen në disfavorin tonë. Më ka shqetësuar fakti që Shqipëria nga aleati kryesor i SHBA të kthehet në aleat më pak i vlefshëm se Serbia, është ky faji i Serbisë, jo. Mënyra e të bërit politikë dhe mënyra se si u lidh treshja Prishtinë-Kosovë-Beograd.

Ideja që Tirana mund të jetë zgjidhja për Kosovën që e ka kërkuar prej kohësh Serbia për një arsye të thjeshtë sepse: Tirana nuk është potencial ushtarak, potencial gjeopolitik, ekonomik apo vendimmarrës dhe e ka shumë herë më të lehtë të ketë të bëjë me një faktor të dobët për të ndikuar një çështje shumë më të rëndësishme për të.

Pozicioni i Evropës dhe Amerikës për Ballkanin ka qenë për shtete multietnike, multiregjoze bazuar në tolerancë. Ideja për ndryshim kufijsh i jep të drejtë asaj çka ka bërë Rusia në Ukrainë”, tha Mediu. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...