Lojë e rrezikshme e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore

Premte, 12 June 2020 19:41

Opozita parlamentare ose “opozita e blerë” ka propozuar sot, si pjesë të reformës elektorale, heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Një kërkesë e tillë nuk ka lidhje me listat e hapura apo me sistemin, por është një porosi e Edi Ramës për të mos lejuar bashkimin e opozitës reale, ku sondazhet tregojnë se opozita e bashkuar fiton mbi 70 % të votave.

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot këtë skemë të Edi Ramës për të mos lejuar krijimin e koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

 

Në një reagim në Facebook, Alibeaj shprehet se pengimi i koalicioneve është tentativa e dytë e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet.

“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxori kokën më në fund! Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve! Fillimisht deshi ti vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit qe i ka të punësuar, duke i shitur si “komisionerë të depolitizuar”.  I ngeci sharra në gozhdë! Tashmë po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar!  Kërkon të ndryshoje Kushtetutën për të hequr koalicionet !!! Nuk thotë kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. në derë të xhamisë!”,- shprehet Alibeaj.

Alibeaj ka publikuar dhe propozimin e së ashtuquajturës opozitë parlamentare, e cila ndryshe nga sa thotë se ka hallin e listave të hapura, në fakt kërkon që të mos lejohen koalicionet, duke i shërbyer kryeministrit Rama. Çështja e koalicioneve nuk është as kërkesë e OSBE/ODIHR dhe as ndonjë shqetësim për cilësinë e zgjedhjeve. Është vetëm një propozim që i duhet PS-së, pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i opozitës së bashkuar është në fitore të sigurtë.

Pra e nxori kokën loja “parimore” e deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët na hiqen sikur digjen për “listat e hapura”, porse hallin e kanë të votojnë prapaskenat e Edi Ramës, i cili po përdor gjoja opozitën parlamentare që të mundësojë vjedhjen e zgjedhjen.

Nëse ky propozim i PS-së me anë të deputetëve anonimë do të kalojë në Kuvend, çështja e reformës zgjedhore kthehet në pikën zero, pasi nuk ka më marrëveshje. Opozitës reale nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të kërkojë rrëzimin me çdo kusht të Edi Ramës. Dhe do ta bëjë nëse guxon Rilindja ta miratojë me deputetët e blerë të “opozitës” parlamentare këtë ndryshim kushtetues për interesa të PS.

Në foto: Propozimi i opozitës parlamentare për koalicionet, propozim që u është dhënë nga Taulant Balla.

https://kohajone.com/wp-

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...