Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, tha se nuk është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, por vetëm një dakordësi për të vënë disa rregulla loje për administrimin e zgjedhjeve.
Klevis Balliu: ''Nuk ka patur ndonjëherë marrëveshje, nuk ka marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje. Këtu bëhet fjalë për një dakordësi për të vënë disa rregulla loje. Nuk është e gjithë reforma zgjedhore po bëhet fjalë vetëm për administrimin e zgjedhjeve. Janë çështja e KQZ-së e cila tani është ndarë, bën të njëjtin funksion por është ndarë në 3 pjesë dhe ato procedura që KQZ-ja i bënte më përpara, i bën dhe sot por thjesht ka ndryshuar struktura e saj.''
''Përsa i përket propozimit tonë për të dëmtuar planin e Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve, nuk besoj që ka ndonjë qytetar sot në Shqipëri apo në Europë, që nuk e kupton se me teknologjitë që janë sot, është më mirë që të votosh dhe të kesh siguri në numërimin e votën tënde duke vendosur gishtin diku për të shmangur mbushjen e kutive sesa të lësh atë të mbushur si në fshatra me 50 banorë dhe dilnin 200 vota.''
Balliu tha se PD nuk bën marrëveshje me kryeministrin sepse sipas tij, Rama është kupol dhe kumbar i krimit të organizuar në Shqipëri.
Klevis Balliu: ''U shkatërrua plani famëkeq i Edi Ramës për t'i numëruar votat vetë me administratën shtetërore, që duhet në administratë ka s'ka 12 mbiemra që janë famailjarët të deputetëve të PS, sepse qytetarë që punojnë aty nuk ka. Nuk kemi një administratë të pavaruar. Këtu është arritur një dakordësi thjesht dhe vetëm për administrimin e zgjedhjeve. Marrëveshje ka qejf ta quajë Rama se ka vite që lëpihet për diçka të tillë, gjë e cila nuk do ndodhë kurrë. PD nuk bën marrëveshje me kriminelë, Edi Rama është kupol dhe kumbar i krimit të organizuar në Shqipëri.''
Intervista u dha për gazetaren Sikljda Shorja.