'Zero taksa për biznesin e vogël'/ Teliti: Rama ka ngelur në klasë e tani kopjon PD-në

Premte, 12 June 2020 19:58

Dorian Teliti, shef i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Juli Krisafi në Syri TV.

Duke folur mbi eurobondin që së fundmi mori Shqipëria, Teliti u shpreh se, shuma prej 650 milionë eurosh do të rëndojë mbi xhepat e shqiptarëve, ndërsa shtoi se, qeveria e ka marrë me interes të lartë.

 
 

"Doli Berzh e tha që Shqipëria do të jetë në një fazë recensioni me 9%. Ne i kemi prezantuar dhe po prezantojmë për ditë, ulje taksësh për të mbështetur si konsumatorin dhe biznesin që rrezikon falimentimin në masë. 

 
 
 

Do ta marr me një shembull shumë të thjeshtë. Një çift i ri kur martohet dhe shkon merr një kredi për shtëpinë e re. Nëse kredia shkon për bixhoz është borxh negativ. Nëse e përdorin për shtëpi apo për hapjen e ndonjë biznesi, është pozitiv. Borxhi nuk shkon për ne, por për xhepat e oligarkëve. Sot janë paguar 400 mijë euro për inceneratorin e Tiranës, dje janë paguar 1.5 milionë euro për atë të Fierit. Ky është një shpërdorim", tha Teliti.

 
 

Ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi paketën "Zero taksa për biznesin e vogël", si e shihni?

"Mua më duket si ai nxënësi që ka ngelur herë e parë, herën e dytë, herën e tretë, herën e katërt dhe për të kaluar klasën kopjon. Këto kanë qenë propozimet të PD. Ishte Rama që kërkonte uljen e kufirit të TVSH për biznesin e vogël dhe kur ne e kundërshtonim, na kundërshtonin ne dhe dhe biznesin se ishim pro informalitetit. Ngelën në klasën dhe po kopjojnë programin e PD. Ata e dinë se ky propozim i yni është gjëja e duhur për tu bërë në realitetin shqiptar dhe duke qenë se jemi pak muaj përpara fushatës mendojnë ti hedhinb hi syve shqiptarëve. Qytetarët duhet të kujtojnë diçka se, ky kryeministër që del me propozimet e PD, i ka marrë shqiptarëve 2.1 miliardë euro më tepër përmes rritjes së taksës", tha Teliti.

Si do të përzgjidhen kandidatët e PD për zgjedhjet e ardhshme?

"Basha e tha qartë dhe thjeshtë: është ngarkuar Sek i Përgj sdjhe sekret që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Do të diskutohet edhe në Këshillin Kombëtar. Ditët e ardhshme do të kemi një pasqyrë më të qartë. Jemi ende në punë e sipër", tha  Telitii 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...