I publikoi emrin si i infektuar me Covid-19/Budina:Urimi i Ramës, hipokrizi. Do ta padis bashkë me Manastirliun

Premte, 19 June 2020 16:54

 

Robert Budina, në një lidhje Skype për Syri TV, foli mbi lajmin që ka qarkulluar sot në media, sipas të cilave ai dhe vëllai i tij, Edmond Budina kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19.

Sipas regjisorit dhe një prej aktivistëve kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kjo është politike me qëllim frikësimin e njerëzve dhe mosdaljen e tyre në protesta, ndërsa shtoi se kjo gjë ka penalizuar fëmijët e tij.
"Nuk kam asnjë shenjë. Pa më marrë në telefon del kryeministri me atë status që bëri. Duke se u bërë publike ata u penalizuan në kurset që zhvillojnë pasi mësuesit pasi morën vesh lajmin nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në provim dhe unë i kërkova zonjës që më bëri testin mua i thashë ti bëjë edhe fëmijëve. Pse për mua këmbëngule për mua dhe jo për të afërmit e mi? Unë nuk di gjë, tha. Mua ma thonë.

A është e vërtetë që unë e vëllai im jemi pozitivë apo jo? Kryeministri mezi e priste dhe me një hipokrizi na uron shërim të shpejtë. Kjo është një gështetër e madhe mediatike. Kjo vjen pas votimit në Parlamentin Europian. Kësaj ti përgjigjet kryeministri. E bën të frikësojë njerëzit të dalin në protesta. Rreziku më i madh nuk është virusi por qeveria që më të keqen e ka në kryeministri", tha Budina.

Ai paralajmëroi padi për kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zonjën që i bëri testin.

"Me ç'të drejtë shkel privatësinë time dhe penalizon fëmijët e mi? Unë do të padis kryeministrin dhe zonjën që ka bërë testin", u shpreh Robert Budina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...