Takimet në Unazën e Re/Pronarët e bizneseve:Jemi drejt mbylljes, nuk do ia dalim.Basha:Gjëja e parë që do bëjmë, të rrisim fuqinë blerëse

Premte, 19 June 2020 17:03

 

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me pronarët e bizneseve tek Unaza e Re ku është njohur me ankesat dhe problemet ekonomike gjatë dhe pas pandemisë.

Sipërmarrësit i kanë bërë me dije Bashës se janë në gjendje të vështirë ekonomike, madje nuk nxjerrin dot as një rrogë teksa shumë janë drejt mbylljes. Ata thonë se nuk do ia dalin pas kësaj krize.

Por Basha ka thënë se më e rëndësishmja është që të rritet fuqia blerëse dhe këtë ia ka premtuar vetë ai pasi me këtë veprim do të rritej dhe konsumi dhe të ardhurat e biznesve

BISEDAT E BASHËS ME PRONARËT DHE QYTETARËT TEK UNAZA E RE

SIPËRMARRËSI: Situatë e vështirë, me studentë mbahemi ne.

LULZIM BASHA: Si ja dilni?

SIPËRMARRËSI: Me sakrifica. Punojmë deri në 2 të natës.

LULZIM BASHA: Po ja dilni?
LULZIM BASHA: Si po ecën?

SIPËRMARRËSI:Keq, sidomos këtë periudhë. Tani njëçik më keq po.. Xhiroja shumë dobët.

SIPËRMARRËSI: Situata ka qenë pak e vështirë.

 

LULZIM BASHA: Si duket xhiro?

SIPËRMARRËSI: Ka rënë goxha fuqia blerese
QYTETARJA: Invalide, me kemp. 3 muaj nuk e vuri njeri dorën në zjarr. Më solli vajza disa bukë. Populli kërkon bukë sot. Mos kem lekë të ble ilaçe.

SIPËRMARRËSI: Edhe ne biznesmenë nuk ushqehemi dot. Deri para pandemisë nxirrnim ndonjë rrogë.

LULZIM BASHA: Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse. Në vend të shkojë lart, shkon poshtë.

SIPËRMARRËSJA: Kam bar, restorant, piceri, e kam drejt mbylljes. Nuk do ia dalim. Më keq s’ka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...