Skandali me tenderat 60 milion dollarëve/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Mërtiri. Arrestohet Ministri i Shëndetësisë së Zimbabeve

Diel, 21 June 2020 13:11

Aksioneri i kompanisë shqiptare, Klodian Mërtiri, i cili u përfshi në skandalin në Zimbabve për aferat korruptive me dy tenderë në vlerën e 60 milionë dollarëve, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.klodian mertiri

Sipas mediave ndërkombëtare, qeveria e Zimbabvesë është përfshirë në një sërë skandalesh për menaxhimin e situatës së koronavirusit dhe në një prej këtyre ishte edhe kompania “Drax International”, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, i cili dyshohet se është Klodian Mërtiri, një shqiptar me pasaportë italiane, të cilit qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore, pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Obadiah Moyo, u arrestua pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre dhe korrupsion”, por është liruar me urdhër të Presidentit Emerson. Ai ka lënë një garanci pasurore prej 50 mijë dollarësh, por tashmë ka për t’u përballur me gjyqin.

Moyo dhe zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen se kanë dhënë miliona dollarë tenderë për pajisje mjekësore në kohën e emergjencës së COVID-19, për kompani që nuk kanë qenë pjesë e regjistrit të prokurimit publik.

SKANDALI

Mediat në Zimbabve kanë arritur të zbulojnë skemën se si një kompanie të inceneratorëve në Shqipëri i është anuluar kontrata në shtetin e Zimbabvesë. Ato shkruan se qeveria vendëse ka anuluar një marrëveshje korruptive të prokurimit me vlerë deri në 60 milionë dollarë amerikanë, të nënshkruar me një kompani të afërt me një nga djemtë e Presidentit Emmerson Mnangagua.

Anulimi pason një hetim të ZimLive, që zbuloi se si qeveria kishte dhënë kontratat e prokurimit për kompani të lidhura politikisht, që nuk janë regjistruar në regjistrin e Autoritetit Rregullator të Prokurimit të Zimbabvesë (PRAZ). Një prej atyre kompanive, “Drax International”, e cila gjithashtu bën tregti si “Drax Consult SAGL”, iu dha kontrata prej 20 milionë dollarësh dhe 40 milionë dollarë amerikanë për të furnizuar me pajisje mjekësore dhe ilaçe.

Kompania është e regjistruar në Dubai dhe Zvicër me një aksioner të vetëm, të quajtur Ilir Dedja, një shtetas italian, por me origjinë nga Shqipëria. Pas një proteste publike, e cila ka nxitur donatorë ndërkombëtarë, Ministria e Shëndetësisë tani i ka kërkuar kompanisë shtetërore farmaceutike (NatPharm) që të ndërpresë “të gjitha” kontratat ekzistuese me “Drax”.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Gibson Mhlanga, në një letër të 5 qershorit drejtuar “NatPharm”, shkroi: “Ju udhëzoheni të anuloni të gjitha kontratat që keni pasur me ‘Drax SAGL’ me efekt të menjëhershëm. Ju lutemi të këshilloheni që ky proces duhet të përfundojë deri të premten e fundit, 12 qershor 2020, dhe të gjitha dokumentet që tregojnë anulimin e së njëjtës kontratë, për të dorëzuar gjithçka në zyrën time deri atëherë”.

Mhlanga, i cili nuk dha arsye për anulimin e kontratave, tha që “NatPharm” duhet ta trajtojë këtë çështje me urgjencën që kërkon. ZimLive filloi hetimin e tij në “Drax International” në prill, kur përfaqësuesi i kompanisë në Zimbabve, Delish Nguuaya, u shfaq në Zyrën Shtetërore, ku ai dhuroi komplete të testit të koronavirusit para se të njoftonte se kompania e tij do të furnizonte tregun me pajisje mjekësore dhe ilaçe me vlerë 60 milionë dollarë në Zimbabve.

“As ‘Drax International’ dhe as ‘Drax Consult SAGL’ nuk janë në regjistrin e vitit 2020 të furnizuesve të qeverisë së aprovuar nga ana e PRAZ. Na janë dorëzuar faturat e dala dhe dokumente të tjera që tregojnë se si ‘Drax’ kishte mallra me çmim të lartë në një faturë prej 1 milion dollarësh të dërguar në ‘NatPharm’.

Ministria e Shëndetësisë u detyrua të negociojë faturën në 600 000 dollarë amerikanë. Është e paqartë se sa prej 60 milionë dollarëve amerikanë ishin paguar tashmë në “Drax” para anulimit të kontratave”, thuhet në median vendëse.

klodian mertiti

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...