"Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve. Klodian Mërtiri, njeriu i Ramës tek inceneratori i Tiranës, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, qeveria shqiptare vazhdon ta paguajë miliona euro"

Diel, 21 June 2020 13:14

Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve. Klodian Mërtiri, njeriu i Edi Ramës tek inceneratori i Tiranës, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, qeveria shqiptare vazhdon ta paguajë miliona euro.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Shqipëria nuk është as në nivelin e Zimbabves, kur bëhet fjalë për të luftuar korrupsionin.
Në zemër të Afrikës, ministri i shëndetësië dhe një biznesmen vendas u arrestuan, pasi u verifikuan të përfshirë në një skandal korrupsioni 60 milionë dollarë me shqiptarin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Mërtiri. Ky është njeriu që mbron interesat e Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliaj tek kryevepra 400 milionë euro e korrupsionit të Ramës, inceneratori dhe landfilli në PPP në Sharrë.

Mediat raportojnë se Klodian Mërtiri, i cili mban më shumë se 1 identitet, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin e korrupsionit në Zimbabve, por në Shqipëri biznesi i tij, vazhdon i pacënuar. Inceneratori i Tiranës merr çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 1 milionë euro, ndërsa landfilli fiton disa miliona të tjerë nga depozitimi i çdo lloj mbetjeje të qarkut të Tiranës.
Të pangopur dhe të babëzitur për pasuri, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako po bëjnë gati që t’i sigurojnë biznesit të tyre korruptiv, edhe 100-150 milionë euro përmes depozitimit të plehrave të Durrësit.

Së shpejti Partia Demokratike, do të bëjë publike fakte të reja sesi qeveria dhe bashkia punuan për këtë projekt, që furnizon landfillin e Sharrës, duke mbyllur çdo mundësi për trajtimin e plehrave me çmim shumë më të lirë në qarkun e Durrësit.

Derisa të vijmë tek kjo dosje, Policia duhet të japë shpjegime publike, nëse një nga pronarët me letra i inceneratorit dhe landfillit të Tiranës është apo jo në kërkim ndërkombëtar, siç raportojnë mediat dhe çfarë ka bërë policia për ta arrestuar?

Nëse ajo që raportojnë mediat është e vërtetë, pse prokuroria në Shqipëri nuk nis asnjë hetim për aktivitetin në Shqipëri të biznesmenit të dyshimtë? Kur ai ka mundur të korruptojë Ministrin e Shëndetësisë në Zimbabve, janë të gjitha shanset që edhe firma e Edi Ramës, Arben Ahmetajt apo Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës të jetë e blerë me korrupsion.

Partia Demokratike ka dhënë shumë prova gjatë këtyre viteve se inceneratorët si në Tiranë, Elbasan dhe Fier janë superafera korruptive, që mbajnë emrin e Edi Ramës. Në inceneratorin e Tiranës është e përfshirë direkt edhe banda e Lushnjës.

Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë këtë korrupsion që të çon jo vetëm në zyrën e një ministri, por në zyrën e vetë kryeministrit të Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të paktën një drejtësi sa e Zimbabves.

Modifikuar më Diel, 21 June 2020 13:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...