Grupin socialist miraton mes debateve kandidaturën për KLSH-në

E Enjte, 25 June 2020 11:35

 

Javën e ardhshme, Parlamenti do të votojë kandidatin e Presidentit Ilir Meta, Arben Shehu, për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste sot, është diskutuar për emrin e Arben Shehut. Burime për A2 konfirmojnë se në mbledhje ka pasur debate, ku janë përfshirë Bashkim Fino, Erion Braçe dhe Spartak Braho, të cilët kanë kërkuar “llogari” për pranimin e kësaj kandidature.

Pavarësisht debateve, pritet që të enjten tjetër kandidatura e Arben Shehut të marrë dritën jeshile.

Debatet e sotme e vonuan me një orë nisjen e seancës plenare.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi gjatë mbledhjes së ditës së martë me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim kandidaturën e Arben Shehut si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i hapur rrugë kalimit për votim në seancën plenare të radhës.

Ky është propozimi i katërt që Presidenti Meta sjell për këtë post. Më herët, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos.

Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...