Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një analizë të fjalimit të Edi Ramës në Kuvend, ku i doli në mbrojtje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja tha se kryeministri përdori sot një gjuhë shumë nacionaliste dhe tregoi se ku e kishte hallin.
Sipas Lubonjës, Rama ka ndryshuar qëndrimet në lidhje me akuzat e politikanëve në Kosovë nga Haga dhe shtoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.
“Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata e Ramës kanë qenë kontradiktore, që e kundërvënë me Europën dhe SHBA por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë, kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin, mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm?”, tha ndër të tjera Lubonja.